Numri i të huajve që studiojnë arsimin e lartë në Bullgari është në rritje. Në vitin akademik 2021/2022 numri i tyre ishte 16 525, që është 8.2 për qind e të gjithë studentëve në vend. Në vitin 2013, pjesa e tyre ishte dy herë më e vogël - 4.1 për qind. Këtë e tregojnë të dhënat e Hartës Kombëtare të Arsimit të Lartë në Bullgari, e përditësuar sot me vendim të Këshillit të Ministrave. Sipas dokumentit, Bullgaria është lider në të gjithë BE-në për sa i përket përqindjes së studentëve të huaj në specialitetet mjekësore. 58.5 për qind e atyre që studiojnë mjekësi në vend janë të huaj.
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..