Për të dytën ditë, mbi 40 orë, vazhdon operacioni për nxjerrjen e kufomave dhe të të mbijetuarve nga pallati i shembur 9-katësh në qytetin ukrainas Dnipro. Sipas autoriteteve lokale, të vdekurit janë 35. Mes të vrarëve nga raketa ruse ishin edhe dy fëmijë. 39 civilë u shpëtuan. 75 janë të plagosurit, nga të cilët 14 fëmijë. Kërkimet në rrënojat po vazhdojnë. Janë të zhdukur 35 banorë të pallatit. Natën e së hënës, raketat ruse sulmuan sërish objektiva civilë në Herson dhe Zaporozhie. Mes të plagosurve janë edhe dy fëmijë.
Me rastin e sulmit me raketa, kur u godit blloku i banimit në Dnipro, Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi të dielën se "Të gjitha objektivat e synuara u goditën. Qëllimet e (sulmit) u arritën", njoftoi TASS. Në një intervistë për televizionin shtetëror Rossija-1, lideri rus Vladimir Putin deklaroi gjithashtu se "Dinamika është pozitive. Gjithçka po zhvillohet në kuadër të planit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm".
Këshilltari i presidentit ukrainas, Mihailo Podoljak, shkroi në Twitter se 77% e të burgosurve rusë të rekrutuar nga grupi "Wagner" dhe të dërguar në Ukrainë, janë tashmë jashtë sistemit. Nga 38 244 të burgosur të mobilizuar, 29 543 janë raportuar si të vrarë, të plagosur ose të zhdukur.
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për qëndismat bullgare më 19 tetor 2025. "Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një seminar qëndisjeje të organizuar..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..