Nëse kapni një taksi në Sofje dhe shoferi këndon më mirë se yjet në televizion, atëherë keni hasur në Georgi Kostadinov. Në fakt, prania e tij e ndritshme në formatin televiziv “Zëri i Bullgarisë” e bëri atë veçanërisht të njohur.
Në vetëm një vit, Georgi Kostadinov na prezantoi dy këngë origjinale shumë të ndryshme.
Ndërsa i pari “Funky Taxi Driver” na kthen në rrënjët e funk-ut, soul-it dhe xhaz-it – muzika me të cilën ai u rrit – dhe na ngarkon me ritëm dhe energji, kënga e tij e dytë “Qielli ynë” është një elegji e sinqertë dhe emocionuese. “Doja të tregoja një histori për dashurinë - sa e fortë, e madhe dhe e përjetshme është ajo dhe se si mund ta ndryshojë njeriun në një moment” - thotë Georgi Kostadinov.
Përveç zërit të Georgi Kostadinov, në këngën “Qielli ynë” dëgjojmë edhe vokalin e partneres së tij në jetë - Elena Kokorska dhe motrës së saj Krëstina Kokorska - Krista.
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA