Kancelari Federal i Austrisë Karl Nehamer, i cili ndodhet për një vizitë pune në Bullgari, u njoh në vend me masat e marra për mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit bullgaro-turk, i cili është i jashtëm për Bashkimin Evropian. Vizita është me ftesë të kreut të shtetit bullgar Rumen Radev. “Ne dëshmojmë çdo ditë se i mbrojmë kufijtë e jashtëm të BE-së dhe më mirë se një numër vendesh në zonën Shengen”, theksoi Radev. Ai vuri në dukje se në vitin e kaluar presioni në kufirin tonë u rrit ndjeshëm, veprimet e emigrantëve po bëhen më agresive dhe shumë nga trafikantët e kapur janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së. Kancelari theksoi se fluksi i migracionit që hyn në brendësi të Evropës është një problem i përbashkët dhe Bullgaria, dhe Rumania nuk duhet të lihen vetëm për të menaxhuar mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE-së. Lidhur me këtë, ai premtoi se do të insistojë në Komisionin Evropian për ndarjen e 2 miliardë eurove për blerjen e pajisjeve teknike dhe trajnimin e rojeve kufitare.
Megjithatë, u bë e qartë se nuk ka ndryshim në qëndrimin e Austrisë në lidhje me zgjerimin e zonës Shengen.
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..