BE planifikon të mbajë një samit të madh në Stamboll më 22 shkurt me rastin e përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës, tha kreu i delegacionit të BE-së në Turqi, Nikolaus Meyer-Landrut, cituar nga “Sabah”.
Ukraina do të marrë këstin e ardhshëm të ndihmës ushtarake të BE-së në shumën prej 500 milionë euro, njoftoi pas Këshillit të Ministrave të Jashtëm, Komisioneri Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Me to, ndihma ushtarake e BE-së për Kievin arrin në 3.6 miliardë euro. Borel theksoi se Brukseli mbështet kërkesën e Kievit për paqe me një tërheqje të plotë të Rusisë nga territoret e okupuara të Ukrainës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht. BE insiston gjithashtu në kërkimin e përgjegjësisë për shkeljen e ligjit ndërkombëtar nga Moska, duke përfshirë edhe në kuadrin e OKB-së. Komisioneri Evropian shtoi se Gjermania nuk do të pengojë vendet e tjera të BE-së që të furnizojnë Ukrainën me tanket e tyre të rënda Leopard 2.
Rusia po dërgon tre divizione të reja të motorizuara në rajonet Herson dhe Zaporozhie, njoftoi shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valeri Gerasimov, i cili mori drejtpërdrejt komandën e agresionit rus. “Rusia moderne nuk njeh një nivel të tillë veprimi intensiv ushtarak” si në Ukrainë, pranoi Gerasimov për “Argumentam i Faktam”. Gjenerali tha gjithashtu se sistemi i mobilizimit në Rusi ishte i papërgatitur për mobilizimin e 300 000 rezervistëve të shpallur nga Kremlini.Më 6 dhe 7 tetor në Plovdiv po zhvillohet Konferenca e 9-të Globale për Turizmin e Verës. Organizatorë janë Ministria e Turizmit në partneritet me Organizatën Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara (UN Tourism). Në diskutime, temat kryesore..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Më shpesh, bashkatdhetarët tanë kanë udhëtuar në Greqi..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..
Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen..