Sonte në orën 18:00 në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Sofje do të prezantojë botimin fototip me ngjyra të plota të Katër Ungjijve nga Axhar që daton nga viti 1652. Biblioteka e shtypi këtë libër të çmuar në një tirazh të kufizuar prej 200 kopjesh të numëruara.
Katër Ungjijtë nga Axhar është një nga dorëshkrimet e pakta me nënshkrimin e letrarit dhe i vetmi ungjill nga Shkolla Letrare e Axharit të shekullit të 17-të. Dekorimi i tij është plotësisht i ruajtur dhe supozohet se e bëri vetë letrari, i cili punonte në fshatin Axhar, sot Svezhen, rajoni i qytetit Karllovo.
Ky Ungjill i çmueshëm hyri në fondin e Bibliotekës Kombëtare në fund të viteve 70-të ose në fillim të viteve 80-të të shekullit të kaluar.
Të ftuarit e veprimtarisë do të mësojnë për punën për realizimin e kopjes fototip dhe rëndësinë e Shkollës Letrare në Axhar për historinë kulturore bullgare.
Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..
Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..