Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një tjetër sulm rus në objektiva civile, tre të vrarë në Kramatorsk

Foto: EPA/BGNES

Një raketë ruse goditi qytetin Kramatorsk në rajonin e Doneckut mbrëmë dhe vrau tre civilë, njoftoi agjencia e lajmeve UNIAN. Sipas të dhënave të fundit, 20 persona u plagosën. Raketa goditi tetë ndërtesa banimi – njëra prej tyre u shkatërrua dhe dyshohet se nën rrënojat e saj ka njerëz të bllokuar.

Rusia po grumbullon trupa në rajonin e Luganskut dhe arsyeja për këtë mund të jetë një ofensivë e re në Ukrainën Lindore që do të përkojë me përvjetorin e parë të pushtimit rus, thanë zyrtarë ukrainas, të cituar nga Associated Press. Sipas guvernatorit rajonal të Luganskut, Sergij Gajdaj, forcat e Kremlinit po dëbojnë banorët vendas nga shtëpitë e tyre në zonat e kontrolluara nga Rusia pranë vijës së frontit, në mënyrë që ata të mos i japin artilerisë ukrainase informacion për lëvizjen e njësive ruse.

Në rajonin fqinj të Doneckut, vërehet gjithashtu një përqendrim i trupave ruse - kryesisht për kapjen e qytetit kyç të Bahmutit, informoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës. Ndërkohë, analistët ushtarakë parashikuan një avancim të ri të afërt nga trupat e Kremlinit në Ukrainë. Instituti Amerikan për Studimin e Luftës doli me një qëndrim sipas të cilit rrjedha më e mundshme e ngjarjeve në muajt e ardhshëm është një ofensivë ruse.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksij Reznikov tha se jeta e shumë njerëzve në vend do të shpëtohen falë një radari të avancuar të mbrojtjes ajrore të furnizuar nga Franca me një rreze veprimi prej 250 km - mjaftueshëm i fuqishëm për të zbuluar raketat dhe dronët që vijnë në qiell mbi të gjithë kryeqytetin e Kievit dhe zonën përreth, raportoi Associated Press.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

GERB do të zhvillojë negociata lidershipi vetëm për të formuar një qeveri

Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..

botuar më 24-11-25 12.56.MD

Baza bullgare e Antarktidës është e hapur për sezonin e ri polar

Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..

botuar më 24-11-25 11.14.PD

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD