Bullgaria duhet sa më shpejt të jetë anëtare e Marrëveshjes Shengen, tha presidentja hungareze Katalin Novak pas takimit me kreun e shtetit Rumen Radev. Sipas saj, Evropa bëri një zgjedhje të keqe duke refuzuar Bullgarinë dhe Rumaninë të bashkohen me Shengenin. Lidhur me migracionin ilegal, ajo tha se Hungaria dhe Bullgaria janë vende kufitare, duke shtuar se migrimi i paligjshëm është në rritje.
“Ne jemi kundër tendencës që Bullgaria dhe vendet në vijën e parë të kthehen në zona bufer si kampe për migracionin ilegal”, komentoi nga ana e tij Rumen Radev në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse vendi ynë merr mbështetje nga Komisioni Evropian për forcimin e kufirit tokësor me Turqinë.
Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor tentoi sot për të dhjetën herë të zgjedhë kryetarin. PP-DB përsëri propozoi Atanas Atanasov për kryetar të Kuvendit Popullor, nga "Vëzrazhdane" - Petër Petrov, nga "BSP - E majta e bashkuar" - Natalija..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e një teksti të ligjit bazë, sipas të cilit përbërja aktuale e Këshillit të Lartë Gjyqësor mund të zgjedhë Prokurorin e..
Më 16 janar të vitit të ardhshëm do të mbahet seanca e dëgjimit të kandidatit të vetëm për Prokuror të Përgjithshëm – ushtruesit aktual të detyrës Borisllav Sarafov, konfirmoi me dy vota “kundër” plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Me këtë rast..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov ka dorëzuar në regjistrin e Kuvendit të 51-të Popullor heqjen e imunitetit si përfaqësues i..
Austria tërheq veton për anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Ministria e Brendshme austriake, transmeton BTA...
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0° deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Në orët e mëngjesit do të mbajë mjegull në vende..