Kristian Grënçarov është një muzikant dhe kompozitor i cili punon me pseudonimin Kris Gran.
Ai synon krijimin e muzikës së re bullgare në zhanrin pop, me përzierje nga shumë stile të tjera.
Ai është pjesë e Ansamblit Vokal “Fortisimo”, i cili është mbajtës i shumë titujve dhe çmimeve, fitues i shumëfishtë botëror i konkurseve të korit në vende si Letonia, Republika e Afrikës së Jugut, Suedia, Belgjika dhe Polonia.
Kënga e tij e fundit prej autori “Si të të gjej” na mahniti me tingullin e saj të thyer modern dhe kombinimin e suksesshëm të stileve të ndryshme, aq karakteristike për Kris Gran. Tema që e emocionon në këtë rast është e fokusuar tek teknologjitë, të cilat kohët e fundit po zhvillohen jashtëzakonisht shpejt dhe zënë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në botën tonë. Ideja është që përveçse janë ndihmësi ynë, nëse përdoren tepër, ato mund të bëhen dëmtues. “Aq sa na ndihmojnë, ne mund të humbasim rrugën tonë në zhvillimin e tyre të shpejtë. Është e rëndësishme që ne t’i përdorim ato dhe të mos biem në një kurth në të cilin jemi të dëmtuar dhe të skllavëruar nga teknologjia, përfshirë edhe rrjetet sociale” – thotë Kris Gran. Mesazhi i këngës sipas tij duket më së shumti në video, në të cilën përveç autorit dhe interpretuesit shohim edhe shumë kolegë të tij, por edhe të dashurën e tij.
“Si të të gjej” është me muzikën dhe tekstin e Kris Granit, aranzhimin e bëri së bashku me Hristo Nejçev dhe Emilio Marholev, me të cilët kanë një kohë të gjatë që bashkëpunojnë. Kënga është krijuar me ndihmën e Fondit Kombëtar të Kulturës.
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..