41 janë të sapoinfektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 7 krahasuar me një ditë më parë. Mbi 51% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 1.4% e 2 978 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 1.6% të treguesit të enjten, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u ul me 16 në 2621. 5 të infektuar u shtruan në spitale. Të shtruarit janë ulur me 8 në 200. Janë 24 të infektuar në terapi intensive.
Dy persona me Covid të konfirmuar që nuk ishin të imunizuar vdiqën gjatë ditës. Të enjten u shëruan 55 persona, u administruan 91 vaksina.Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..