Një nga këngëtaret dhe kompozitoret më të dashura - Maria Mutafçieva, na fton në një koncert sonte. Dy janë arsyet: përvjetori i saj personal dhe 30 vjetët e saj në skenën muzikore.
Festa profesionale dhe personale e Mеri do të ndahet në skenën e sallës “Bullgaria” me disa nga muzikantët më të dashur bullgarë, me të cilët ajo ka kënduar në duete ndër vite - Margarita Hranova, Mario Nikollov dhe Toni Dimitrova. Një rol të rëndësishëm në shfaqje kanë violinisti Aleksandër Miroleskov, këngëtarja e xhazit Vesella Morova, aktorja Deljana Haxhijankova dhe vajza e këngëtares - Maria Mirosllavova - RIA.
Unë jam një ëndërrimtare - thotë Maria Mutafçieva për veten e saj dhe me butësinë dhe qetësinë e natyrshme në zërin e saj i bën një pasqyrë kohës së kaluar:
“Kam takuar njerëz vërtet të mrekullueshëm gjatë viteve. Takimet me publikun, familja më frymëzojnë më shumë dhe më japin forcë për të ecur përpara. Desha që fëmija tek unë të mbetet i gjallë - ky kuriozitet, interesi për jetën. Dua të mbaj me vete kënaqësinë e të qenurit gjallë, të shëtis, të takoj njerëz, të shikoj se si ndryshon bota, natyra - si shfaqen luleborat, trëndafilat, momentet verore blu, krizantemat në vjeshtë - gjëra të tilla më bëjnë shumë të lumtur. Natyrisht që kam ndryshuar, sepse si çdo njeri po plakem, por kjo është krejtësisht normale dhe e bukur. Njeriu duhet të jetë i gatshëm dhe mirënjohës të jetojë gjatë nëse mundet, sepse bota është interesante.”
Në koncertin e Maria Mutafçievës do të marrin pjesë muzikantë të rinj që tashmë kanë hedhur hapat e tyre të parë profesional në muzikën klasike dhe pop.
E lindur dhe e rritur në qytetin detar Burgas, Maria Mutafçieva ka luajtur në piano që në moshën gjashtë vjeçare. Edhe pse më së shumti e njohim si vajzën e Mary Boys Band - një grup i krijuar nga Maria Mutafçieva në vitin 1994 së bashku me Mirosllav Mutafçiev dhe Ilijan Georgiev, grup ky i cili fitoi popullaritet të madh me hite si "Rrugë të panjohura" - së fundmi Meri i ka kushtuar kohë edhe karrierës solo.
Një nga këngët e saj është "Qëndro", në të cilën dëgjojmë tre zëra emblematikë të qytetit të Burgasit që u përkasin brezave të ndryshëm – zërat e Meri, Toni Dimitrova dhe RIA-s së re.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/MariaMutafchievaMary
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..