Regjistrimet në turizëm që nga fillimi i vitit janë më shumë në krahasim me vitin e mëparshëm, njoftoi ministri teknik i turizmit Ilin Dimitrov në një diskutim në Varna. Në mesin e turistëve të huaj që duan të pushojnë në vendin tonë, më shumë janë ata nga Gjermania, Rumania dhe Izraeli. Ministri shtoi se për momentin nuk ka pothuajse asnjë shtrat të lirë në resortet dimërore. “Suksesi ynë i madh është që arritëm të mbajmë 450 mijë bullgarë më shumë se në vitin para Covid-19 për të pushuar në vend”, theksoi ai.
Ilin Dimitrov tha gjithashtu se ka ende shuma të papaguara në kuadër të programit për strehimin e refugjatëve ukrainas, por pritet një revizion përfundimtar në mënyrë që të mos dëmtohen hotelierët.
"Rritet, por nuk plaket". Motoja e kryeqytetit tonë është vërtetuar me kalimin e kohës si plotësisht e vërtetë – Sofja po zhvillohet dhe po bëhet një qytet i bukur evropian pavarësisht problemeve që haset. Dhe po rritet jo vetëm në aspektin e..
Udhëtimet me lokomotiva me avull, të cilat BDZ (Hekurudhat Shtetërore Bullgare) i organizon me raste të ndryshme dhe festa për dashamirësit e trenave të vjetër, u bënë traditë. Treni që fishkëllen, që lëshon shumë avull dhe tym dhe bilbili i tij i..
Kreshtat shkëmbore që mbivendosen mbi lumin Rusenski Llom dhe mëngët e tij Beli, Çerni dhe Mali Llom janë një magnet për dashamirësit e natyrës dhe kërkuesit e adrenalinës. E gjithë zona njihet si Pollomieto ose "Mali nën Rrafshnaltë". Gjatë..