Kompozitor, dirigjent, talent i madh, dukuri unike në kulturën bullgare, Diko Iliev është autor i dhjetëra valleve, manualeve, por edhe valseve, marsheve dhe veprave të tjera për orkestër frymore. Prej dekadash, bullgarët nisin Vitin e Ri duke hedhur "Vallen e Danubit".
Dashuria e Diko Ilievit për muzikën i detyrohet muzikës folklorike nga Bullgaria e Veriut, e cila ishte e pranishme me bollëk në fëmijërinë e tij. Nuk kishte asnjë gëzim popullor në vendlindjen e tij pa praninë emuzikës frymore. Vetë Diko më vonë studioi në shkollën e Orkestrës Ushtarake për Muzikë Frymore të qytetit të Orhanie (sot Botevgrad, Bullgaria Perëndimore) dhe në moshën 14 vjeçare u nis në rrugët e luftës duke marrë pjesë në Ushtrinë e Parë Bullgare.
Në vitin 1917, gjatë Luftës së Parë Botërore, në llogore, Diko kompozoi vallen e tij të parë – të ashtuquajturën "Vallja e Iskërit" Regjistrimi që ju ofrojmë është nga fondi i BNR-së, ndërsa performanca është e Orkestrës Frymore të Shkollës së Lartë Ushtarake të Transportit "Todor Kableshkov", Sofje. Dirigjenti është Diko Iliev.
Më shumë për jetën dhe veprën e Diko Ilievit mund të mësoni në publikimin nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Një kujtim për Diko Ilievin”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një ceremoni solemne do të mbahet në Silistra më 1 tetor për të shënuar 85-vjetorin e kthimit të Dobruxhës Jugore në Bullgari, raportoi BTA. Përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore dhe qytetarë do të vendosin lule para monumentit të..
Që prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta,..
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..