“Sa njerëz në historinë tonë mund të quhen “Apostull”? Bullgaria sot është një vend i përçarë nga konfliktet. Populli bullgar është i ndarë për çdo temë të mundshme. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për bashkim dhe nuk ka asgjë më të mirë se nje bashim i tille rreth kujtimit të Apostullit”, tha ministri i kulturës Najden Todorov në prezantimin e Programit Kombëtar për Përkujtimin e 150-vjetorit të Vdekjes së Vasill Levskit. Megjithatë, Apostulli vazhdon të perceptohet më tepër si një enigmë. E megjithëse çdo bullgar që në moshë të vogël njihet me faktet që lidhen me jetën e tij 36-vjeçare, ende ka detaje që shkaktojnë polemika në “arenën” historike.
Një nga çështjet e debatuara mes historianëve është nëse Dhjaku u gjykua apo jo përpara se të dënohej me vdekje me varje. Në librin e tij “Vrasja e Vasill Levskit – fajtorët”, historiani Janko Goçev pretendon se nuk ka gjykim, pasi Komisioni Special Hetimor në Sofje nuk është gjykatë. Hulumtimi ndihmon për të zbuluar fakte të tjera dhe deklarata kontradiktore lidhur me personalitetin e Levskit, ndikimin dhe veprat e tij në emër të lirisë bullgare.
“Nuk ka gjyq, pasi anëtarët e komisionit të jashtëzakonshëm qeveritar që u mblodh në Sofje në dhjetor 1872 dhe janar 1873 nuk janë avokatë, me përjashtim të Ivanço Haxhipençoviçit. Organi para të cilit përballet Apostulli nuk është as gjykatë, pasi nuk ka ligj penalo-procedural sipas të cilit mund të shqyrtohen veprimet e anëtarëve të komiteteve - është kategorik historiani. - Komisioni i caktuar nga qeveria osmane, i kryesuar nga gjenerali Ali Said Pasha, i cili është gjeorgjian, bën vetëm një sondazh, i cili, me një kushtëzim shumë të lartë, mund të quhet hetim. Më saktë, bëhet fjalë për një procedim administrativ, i cili l zhvillohet sipas përmbajtjes materiale, sepse nuk ka ligj penal procedural otoman. Bëhet fjalë për Ligjin Penal Perandorak të vitit 1858, sipas të cilit komisioni shqyrton veprimet e funksionarëve të komitetit dhe më pas del me 15 protokolle, prej të cilave vetëm 6 na kanë mbërritur në kopje turke, që përmbajnë dënime individuale ose grupore.”
Mungesa e një procesi të vërtetë gjyqësor mund të shpjegohet me faktin se Perandoria Osmane nuk kishte një sistem plotësisht funksional juridik të stilit evropian. Reformimi i saj filloi pas luftës së Krimesë / 1853 - 1856 /, por ndodhi ngadalë dhe me vështirësi dhe për një gjyq penal siç e njohim sot, në vitet 70 të shekullit XIX, nuk mund të flitej fare.
“Prandaj, mendoj se teza e procesit kundër Levskit, e mbrojtur nga shumë historianë, nuk është plotësisht e vërtetë – shpjegon Goçev. - Ata përpiqen të flasin me terma moderne, duke i sjellë në shekullin e XIX-të, gjë që është e papranueshme për një historian.”
Në kërkimet e tij juridiko-historike, autori u referohet burimeve të shumta historike të aksesueshme, ndër të cilat janë dokumente nga arkivi i Bibliotekës Kombëtare, Arkivi Qendror Historik Shtetëror, si dhe të gjitha dokumentet nga arkivat shtetërore të huaja të botuara në bullgarisht dhe rusisht.
Ai hedh poshtë një tjetër spekulim mbizotërues, sipas të cilit populli bullgar nuk bëri asnjë përpjekje për të shpëtuar Vasill Levskin në rrugën e vdekjes së tij. E vërteta është se ka pasur 8 përpjekje të tilla.
“Ndoshta më i famshmi është ai i Atanas Uzunovit, i cili formoi një çetë që, nëse Apostulli do të udhëtonte për në Kostandinopojë, do të sulmonte rojën me të cilën po udhëtonte për të liruar – thotë historiani. – Është një gënjeshtër teza se Vasill Levski shoqërohej vetëm me dy zaptije, dhe bullgarët ishin joaktivë dhe nuk bënë asgjë për çlirimin e tij.”
Sipas Goçevit - “përpjekje për ta shpëtuar u bë edhe nga fundi i vitit 1872 dhe fillimi i vitit 1873. Atëherë të dërguarit e Komitetit Revolucionar të qytetit Tërnovo mbërritën në Serbi. Qëllimi ishte të përdoren lidhjet e revolucionarëve Panajot Hitov dhe Ljuben Karavellov atje, të cilët me ndihmën e qeverisë të realizonin lirimin e tij”. Kjo nuk po ndodh, pasi Serbia ka planet e veta, të cilat nuk parashikojnë as çlirimin e popullit bullgar dhe as bashkimin e bullgarëve brenda kufijve tanë etnikë. Përfaqësuesi suprem diplomatik rus në Kostandinopojë - vetë Nikollaj Ignatiev - ka mundësinë ta shpëtojë atë, për shkak të ndikimit të tij si doajen i trupit diplomatik. Sidoqoftë, Ignatiev lëshoi një udhëzim tjetër menjëherë pas grabitjes në Arabakonak. I ruajtur si dokument, ai parashikon shpëtimin vetëm të atyre revolucionarëve që janë pjesë e agjenturës ruse, por jo të vetë Levski.
Deri më tani, në historiografinë bullgare ka ende njolla të bardha që lidhen me konfliktet e Levskit me politikën perandorake ruse dhe përpjekjet për ta rekrutuar atë. Informacionet për këtë konflikt dhe refuzimi kategorik i tij për të bashkëpunuar ekzistojnë dhe thjesht duhet të shqyrtohen, është kategorik historiani Janko Goçev.
Publikimi është në kuadër të një projekti të realizuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, sipas Programit Kombëtar për përkujtimin e 150 vjetorit të vdekjes së Vasill Levskit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: museum-pz.com, arkiv
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..