Komuniteti ndërkombëtar duhet të fokusohet në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore përmes mjeteve politike, tha Presidenti Rumen Radev para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih.
“Sfida e madhe para bashkësisë ndërkombëtare është që të mos lejohet që lufta në Evropë të pranohet si një fenomen normal. Kontradiktat e thella midis Rusisë dhe Ukrainës vështirë se do të zgjidhen me luftë. Aq më pak kjo luftë mund të çojë në paqe të qëndrueshme. Fatkeqësisht, zërat nga të dyja palët për fitore, pavarësisht nga viktimat, shkatërrimet dhe kostoja e tyre, po mbytin gjithnjë e më shumë thirrjet për paqe. Është gjithashtu domethënëse që në mes të luftës në Ukrainë, Konferenca e Munihut u kujton pjesëmarrësve moton e saj - "ndërtimi i paqes përmes dialogut". “Çdo ditë e kësaj lufte është një kërcënim për paqen botërore dhe efektet dytësore të saj po marrin peng sistemet ekonomike dhe sociale të të gjitha vendeve evropiane”, theksoi Presidenti.Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, në Sofje rreth 5°C. Gjatë ditës situata sinoptike do të jetë e ndërlikuar: me re,..
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas..
Një bullgar, pjesë e flotiljes humanitare për Gazën, është midis të ndaluarve nga Izraeli, u bë e qartë nga një postim në kanalin zyrtar të mediave..