Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët, me erë mesatare në pjesën veriore të vendit.
Ditën e martë më 21 shkurt, do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë rrjedhjes së Danubit dhe në rajonin Lludogorie – erë e fortë perëndimore.
Temperaturat minimale do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga 2° deri në 4° në rajonet e Bullgarisë Jugperëndimore, ku do të jetë pothuajse e qetë, dhe deri në 7° - 9° në rajonet e Bullgarisë Veriore.
Temperaturat e ditës do të rriten ndjeshëm dhe maksimalet do të lëvizin ndërmjet 15° dhe 20°.
Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht me diell, por me erë. Do të fryjë erë mesatare, në zonat e larta dhe të ekspozuara - erë e fortë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 12°, në 2000 metra - rreth 5°.
Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më 3 tetor 2025, Komisioni miratoi pjesërisht transhin e dytë për Bullgarinë, me kusht që vendi të..
Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë Shtetërore “Rezerva Shtetërore dhe Rezervat e Luftës”. Shteti ka rezervë benzinë për 35 ditë, ndërsa..
Anija e re e Forcave Detare Bul lgare, fregata “Hrabri”, u hodh në ujë në liqenin e Varnës, nga moli i kantierit detar “MTG – Delfin”. Ndërtimi i anijes modulare shumëfunksionale filloi në vitin 2022. Ajo është e para nga dy anijet që po ndërtohen në..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën..
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve...