Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si e përshëndesin njerëzit njëri-tjetrin në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare?

Radio Bullgaria i flet auditorit të saj në 11 gjuhë

Foto: Pixabay

Gjuha amtare është ajo që i dallon njerëzit e kombeve të ndryshme, por në të njëjtën kohë i afron ata që e flasin. Ne të gjithë e duam gjuhën tonë amtare, por duke qenë se njerëzit janë qenie shoqërore, ata mund të mësojnë gjuhë të tjera dhe kështu të njohin një kulturë tjetër.

Në Sofje, kryeqyteti i Bullgarisë, ka shumë vende ku të ashtuquajturit “ekspat” (nga latinishtja ex “nga” dhe patria “atdheu” – pra njerëz që jetojnë në një vend të huaj) takohen dhe komunikojnë me të tjerët.

Si përshëndesin njëri-tjetrin më 21 shkurt, Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare?

Edhe ne Ju përgëzojmë për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, sepse ajo është lidhja me rrënjët tona dhe thelbi i identitetit tonë. Dhe Radio Bullgaria i “flet” audiencës së saj në 11 gjuhë - një diversitet që hap dyert e informacionit nga dhe për Bullgarinë dhe arrin një auditor prej milionash anembanë globit!

Ideja për të shënuar 21 shkurtin si Ditë Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare u iniciua nga... Bangladeshi. Kështu që falënderojmë për këtë ide të mirë dhe urime për të gjithë ata që flasin gjuhën bengale: আন্তর্জাতিকমাতৃভাষাদিবসেরশুভেচ্ছা

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënë Kadire nga Gora

Te nashencit në Gorën e Kukësit (VIDEO)

Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të..

botuar më 24-03-29 1.10.MD

Fillojnë të Dyzetat e Shenjta

Sot fillon Kreshma e Madhe, më e gjata në kalendarin e Kishës Ortodokse. Javët e para dhe të fundit janë një agjërim i rreptë dhe përveç ushqimeve shtazore dhe qumështore, të cilat janë të përjashtuara gjatë gjithë periudhës së agjërimit, nuk..

botuar më 24-03-18 9.56.PD
Panço Vlladigerov

Festojmë 125 vjet nga lindja e kompozitorit Panço Vlladigerov

Më 13 mars 1899 lindi në Cyrih të Zvicrës kompozitori, muzikanti, dirigjenti dhe mësuesi i madh bullgar Panço Vlladigerov. Ai luante piano dhe kompozonte që në moshë të re. Është autor i veprave të shumta në zhanre të ndryshme - opera, balet,..

botuar më 24-03-13 8.15.PD