Ekonomia e Ukrainës po përmirësohet dhe pritet një “rimëkëmbje graduale” gjatë vitit, sipas një deklarate të Drejtoreshës Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, pas vizitës së saj dje në Kiev. Deklarata u bë në Varshavë, ku aktualisht ndodhet presidenti amerikan Joe Biden pas vizitës së tij të papritur në kryeqytetin ukrainas dje, njoftoi reporterja Marta Mlladenova. Georgieva e përkufizon si “të mirë” punën e institucioneve ukrainase që arrijnë të mbledhin taksa dhe të paguajnë pensione për njerëzit. “Pashë një ekonomi funksionale, pavarësisht nga sfidat e mëdha. Dyqanet janë të hapura, shërbimet ofrohen, njerëzit shkojnë në punë”, komentoi Georgieva, cituar nga qendra e shtypit e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sipas saj, sistemi bankar në Ukrainë është plotësisht funksional.
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”,..