Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare(BNR) me dirigjent Antoni Donçev do të nderojë me një koncert special sonte më 23 shkurt një nga muzikantët më të rëndësishëm të xhazit bullgar - Millço Leviev. Ngjarja kushtuar 85 vjetorit të lindjes së Millço Leviev do të mbahet në Studion e Parë të Radios, nga ku filloi karriera e tij yjore. Në periudhën e viteve 1962 - 1966, ai ishte dirigjent i Big Bend-it të BNR-së.
I lindur në vitin 1937 në Plovdiv, Millço Leviev vlerësohet shumë si kompozitor, aranzhues, ekzekutues (pianist dhe dirigjent), pedagog i muzikës klasike dhe xhaz. Ai punoi me disa nga emrat më të mëdhenj botërorë të xhazit, më aktivisht me Don Ellis në periudhën e viteve 1970 - 1977. Biografia e Millço Leviev është plot suksese, çmime dhe mirënjohje për aktivitetet e tij muzikore brenda dhe jashtë vendit.
Një vend të shquar në krijimtarinë e Millço Leviev zënë kompozimet e tij në fushën e muzikës filmike. Sonte në studion e parë të BNR-së do të ekzekutohet muzika e Millço Leviev, e shkruar në vitet 60-të të shekullit të kaluar për filma emblematikë bullgarë. Aranzhimet e reja u krijuan posaçërisht për këtë koncert nga Vasill Spasov - një përfaqësues domethënës i gjeneratës së re në skenën bashkëkohore bullgare të xhazit, i cili u specializua në muzikën e pianos dhe filmit në Kolegjin e Muzikës Berklee në Boston. Programi përfshin vepra të pa publikuara deri më tani si “I vetmuar”, temë nga filmi “Mesdita e nxehtë”), “Dielli i vjeshtës” nga filmi me të njëjtin titull, “Devijim” nga filmi me të njëjtin titull.
E ftuara speciale në koncert është këngëtarja e xhazit Viki Almazidu - partnere krijuese dhe jetësore e Millço Leviev.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..
Me interpretimin e këngëve të përzgjedhura nga repertori i tyre, formacioni i dhomës për meshkuj "Svetogllas" do të festojë 15 vjetorin në skenë. Katër këngëtarët: Daniell Spasov, Stanimir Ivanov, Nikollaj Bojanov dhe Milen Ivanov këndojnë acapella (pa..
Ju ofrojmë një dozë magjie me këngën më të re të interpretueses Kristina Dimitrova-Manasieva, ose e njohur më mirë si KristinSax. Përveçse këndon ajo i..
Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja -..
Legjendat e muzikës eksperimentale dhe të xhazit jokonvencional Frank Gratkowski (Gjermani) dhe Kazuhisa Uchihashi (Japoni) do të hapin Sofia Free Jazz..