Një punishte argëtuese për bërjen e veroreve dhe tekstilit organizohet të shtunën (25.02) nga Muzeu Politeknik Kombëtar në Sofje (në rrugën “Opëllçenska” 66). Aty nga ora 11 deri në orën 13, secili jo vetem që mundet të krijojë një verore sipas shijeve të tij, por edhe mund të hyjë në rolin e "mjeshtrit basmaxhi". Ky është një zanat i vjetër dhe përfaqëson printim artistik në tekstile, duke përdorur stampa druri të punuara posaçërisht. Falë tij, veshja e bullgarëve të vjetër ka qenë kaq shumëngjyrëshe.
Prej orës 17:30 do të nisë koncerti-performanca “ Kukera, Maska dhe Role”, organizuar pikërisht në prag të festës së Ditës së Faljes.
Përgatiti në shqip: Kostandina BelloEkspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..