Një punishte argëtuese për bërjen e veroreve dhe tekstilit organizohet të shtunën (25.02) nga Muzeu Politeknik Kombëtar në Sofje (në rrugën “Opëllçenska” 66). Aty nga ora 11 deri në orën 13, secili jo vetem që mundet të krijojë një verore sipas shijeve të tij, por edhe mund të hyjë në rolin e "mjeshtrit basmaxhi". Ky është një zanat i vjetër dhe përfaqëson printim artistik në tekstile, duke përdorur stampa druri të punuara posaçërisht. Falë tij, veshja e bullgarëve të vjetër ka qenë kaq shumëngjyrëshe.
Prej orës 17:30 do të nisë koncerti-performanca “ Kukera, Maska dhe Role”, organizuar pikërisht në prag të festës së Ditës së Faljes.
Përgatiti në shqip: Kostandina BelloNjë Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..