Ekspozita “Deçko Uzunov. Fuqia e allafrëngës” paraqet vepra që lidhen me temën e allafrëngës.
Deçko Uzunov (1899-1986) vazhdimisht trajton temën e allafrëngës, duke theksuar forma dhe kompozime të caktuara, duke ndryshuar gamën e ngjyrave ose detaje të caktuara.
Ekspozita e organizuar në galerinë “Deçko Uzunov” në Sofje, paraqet piktura nga koleksioni i galerisë, të krijuara nga mjeshtri i pikturës bashkëkohore në periudha të ndryshme të punës së tij. Ekspozita i jep publikut mundësinë e rrallë për të parë në një vend një seri prej mbi 20 veprash që lidhen me temën e allafrëngës, e cila pasqyron edhe periudhën e kalimit nga traditat në modernitet në shoqërinë bullgare. Bëhet fjalë për piktura të pikturuara me bojëra vaji, me bojëra uji apo miks, por në të gjitha dallohet mjeshtëria e artistit, sikur të ishin krijuar në një frymë.
Ekspozita tematike mund të shihet deri më 4 qershor 2023.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Galeria “Deçko Uzunov”
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..