Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Arrestuan shefin e stacionit në Larisa të Greqisë, për shkak të aksidentit të rëndë të trenit

Shefi i stacionit në Larisa ka pranuar se ishte gabimi njerëzor që çoi në përplasjen tragjike të trenit në Greqinë Veriore. Arsyeja është mosfunksionimi i sistemit elektronik në trena prej vitesh, shkruan faqja greekreporter.com. Treni me 350 pasagjerë që ka udhëtuar nga Athina për në Selanik është lëvizur në linjën hekurudhore të caktuar për trenat që udhëtojnë në jug. Presidenti i Shoqatës së drejtuesve të trenave, Kostas Genidounias, tha se sistemet elektronike që paralajmërojnë drejtuesit e automjeteve për rrezikun e afërt nuk funksionojnë prej vitesh. “Asgjë nuk funksionon, gjithçka bëhet me dorë”, shtoi ai për televizionin kombëtar ERT. Sipas një operatori tjetër hekurudhor, Giannis Dicas, dy trenat kanë lëvizur në të njëjtën linjë për 10-12 minuta pa asnjë pajisje elektronike për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve për rrezikun e përplasjes.

Bashkimi Evropian shpalli zyrtarisht planin e tij për Kosovën dhe Serbinë

Liderët e Serbisë dhe Kosovës zhvilluan bisedime më 27 shkurt në Bruksel. Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti thanë se nuk ka asnjë përparim dhe theksuan se nuk po bëjnë lëshime pavarësisht presionit të fortë nga Evropa dhe SHBA-ja për të arritur një marrëveshje, raportoi AFP. Komisioneri Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell, pas takimit bëri të ditur zyrtarisht planin e BE-së për Kosovën. Ai parashikon zhvillimin e "marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë" sipas kartës së OKB-së mbi "bazën e të drejtave të barabarta", njohjen e "simboleve kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat e regjistrimit dhe vulat doganore" dhe pa "bllokuar përparimin e vendit tjetër drejt BE-së”. Vendet shkëmbejnë misione të përhershme dhe "angazhohen të respektojnë udhërrëfyesin e zbatimit" të marrëveshjes. Negociatat do të vazhdojnë në mes të marsit.

Inteligjenca artificiale do të këshillojë qeverinë në emër të rumunëve

Qeveria rumune ka tashmë një robot të quajtur Ion. Ai do të jetë këshilltar me inteligjencë artificiale i kryeministrit Nicolae Ciucă. “Roboti u krijua tërësisht nga studiuesit dhe mësuesit tanë që duan t'u japin zë qytetarëve rumunë. Ioni do të na informojë në kohë reale për problemet dhe dëshirat e tyre. Do të propozojë edhe zgjidhje, kushte që të mund t'i mbështesim më mirë”, ka bërë të ditur Ciucă. Roboti do të përdorë inteligjencën artificiale për të kapur shpejt dhe automatikisht pikëpamjet, opinionet dhe ankesat e rumunëve, duke përdorur informacionin publik. Nëpërmjet platformës ion.gov.ro, përmes etiketave, mesazheve, shkëmbimeve ose postimeve, qytetarët rumunë mund të komunikojnë drejtpërdrejt me Ionin dhe ai mund të jetë lidhja e tyre më e afërt në kohë me institucionet.

Autoritetet turke sanksionuan TikTok

Autoritetet turke për mbrojtjen e të dhënave kanë gjobitur rrjetin social TikTok me 1.75 milionë lira (85.341 euro) për shpërndarjen e informacionit personal të fëmijëve dhe mbledhjen e paligjshme të të dhënave, raporton Anadolu Agency (AA). Vendimi është marrë për shkak të përpunimit dhe ruajtjes së paligjshme të të dhënave personale të përdoruesve në rrjetin social, si dhe për shumë defekte softuerike. Një hetim ka zbuluar se pas një aktualizimi të politikës së privatësisë së rrjetit social në janar 2021, opsioni i privatësisë sipas parazgjedhjes për profilet e përdoruesve të moshës midis 13 dhe 15 vjeç është ndryshuar në "privat". Në të njëjtën kohë, nuk është kërkuar pëlqimi i përdoruesve për të ashtuquajturat “cookies” të përdorura nga rrjeti social, gjë që është gjithashtu në kundërshtim me ligjin turk.

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut ngrinë çmimin e bukës

Nga 1 marsi, 450 gramë bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë në Maqedoninë e Veriut nuk mund të shitet për më shumë se 33 denarë (50 cent). Rregullorja çoi në një mungesë të pjesshme të llojit më të përhapur të bukës dhe Grupi i Industrisë së Mullirit bojkotoi çmimin e ri, raportoi BTA. Opozita nga VMRO-DPMNE akuzoi pushtetarët se po e kthejnë vendin në kohën e triskave të ushqimeve kryesore. Partia në pushtetLidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) deklaroi se opozita është “në anën e profiterëve që keqpërdorin masat për të ndihmuar qytetarët. Me ndihmën e shtetit për çmim shumë më të ulët të rrymës në sfondin e çmimeve aktuale të miellit, derivateve dhe gazit, 450 gramë bukë nuk duhet të kushtojnë më shumë se 33 denarë, përfshirë edhe 6 denarë fitim që u mbetet furrtarëve”, u përgjigj LSDM-ja.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: EPA/BGNES, gov.ro, Pixabay


Më shumë nga rubrika

Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD