Më 3 mars e gjithë Bullgaria kremton festën e saj kombëtare - 145 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane.
Prej orës 11:00, presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova do të marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar të Bullgarisë para Monumentit të Luftëtarit të Panjohur në Sofje, ku do të bëhen homazhe për kujtimin e heronjve që vdiqën për lirinë e Bullgarisë. Nga ora 18:30 në sheshin “Kuvendi Popullor” në kryeqytet në një ceremoni të posaçme, Radev do të përshëndesë njësitë përfaqësuese të Ushtrisë Bullgare.
Maja historike Shipka në malin Stara Pllanina është qendra e festimeve, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Gëllëb Donev. Aktivitetet fillojnë në orën 11.00.
Në Krumovgrad do të vendosen kurora me lule para monumenteve të luftëtarit rus dhe kapitenit Petko Vojvoda.
Në Lloveç, kujtimi i luftëtarëve rusë dhe banorëve vendas, që dhanë jetën për Çlirimin, do të nderohet njëkohësisht para monumenteve të Caço Shishkovit, Gurit të Përgjakur dhe para 12 monumenteve në Rrugën e Miqësisë Bullgaro-Ruse në parkun "Stratesh".
Në Burgas, qytetarët e kremtojnë festën me rituale solemne, një valle të madhe dhe një paradë me automjete. Për të gjashtin vit, ajo do të kalojë nga qendra dhe do të shkojë në qytetin e Bëllgarovos për të nderuar kujtimin e të krishterëve që u vranë në kishën e Shën Athanasit në 1878.
Formacionet ushtarake nga Forcat Tokësore hapin dyert e tyre me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Vizitorët do të kenë mundësinë të shohin ekspozita statike të armëve, pajisjeve..
Një seminar krijues u mbajt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, pjesë e projektit "Diejt e Ballkanit" - një iniciativë e përbashkët e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe shoqatës "Pasqyra Shpirtërore", e cila u lançua në vitin..
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i doc. Spas Tashev, demograf në Akademinë Bullgare të Shkencave, është botuar me mbështetjen..
Për herë të parë, në fund të vitit 2024, pasuria e bullgarëve arriti një vlerë historike prej 1 trilion levash - pesë herë më shumë se Prodhimi i..