Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E kremtojmë 3 marsin me festime në mbarë Bullgarinë

Monumenti i Lirisë në majën Shipka
Foto: BGNES

Më 3 mars e gjithë Bullgaria kremton festën e saj kombëtare - 145 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane.

Prej orës 11:00, presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova do të marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar të Bullgarisë para Monumentit të Luftëtarit të Panjohur në Sofje, ku do të bëhen homazhe për kujtimin e heronjve që vdiqën për lirinë e Bullgarisë. Nga ora 18:30 në sheshin “Kuvendi Popullor” në kryeqytet në një ceremoni të posaçme, Radev do të përshëndesë njësitë përfaqësuese të Ushtrisë Bullgare.

Maja historike Shipka në malin Stara Pllanina është qendra e festimeve, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Gëllëb Donev. Aktivitetet fillojnë në orën 11.00.

Në Krumovgrad do të vendosen kurora me lule para monumenteve të luftëtarit rus dhe kapitenit Petko Vojvoda.

Në Lloveç, kujtimi i luftëtarëve rusë dhe banorëve vendas, që dhanë jetën për Çlirimin, do të nderohet njëkohësisht para monumenteve të Caço Shishkovit, Gurit të Përgjakur dhe para 12 monumenteve në Rrugën e Miqësisë Bullgaro-Ruse në parkun "Stratesh".

Në Burgas, qytetarët e kremtojnë festën me rituale solemne, një valle të madhe dhe një paradë me automjete. Për të gjashtin vit, ajo do të kalojë nga qendra dhe do të shkojë në qytetin e Bëllgarovos për të nderuar kujtimin e të krishterëve që u vranë në kishën e Shën Athanasit në 1878.

Foto: BNR

Një kortezh me pishtarë nën titullin “Të ndezim zjarrin e patriotizmit” organizohet nga Komuna e Berkovicës. Ngjarja tërheqëse do të zhvillohet në Ballkanin e Berkovicës në pistën e skijimit “Kom” nga ora 18:30.
Foto: Komuna e Berkovicës
Foto: BGNES, BNR, Komuna e Berkovicës


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një paradë ushtarake u zhvillua në Sofje me rastin e Ditës së Trimërisë dhe Ushtrisë Bullgare – 6 maj

Në Ditën e Shën Gjergjit në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në kryeqytet u mbajt bekimi i flamujve të betejës dhe i flamujve të relikteve ushtarake. Presidenti dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura Rumen Radev mori pjesë në ritualin..

botuar më 25-05-06 12.14.MD

Ekspozitat në Muzeun Kombëtar Historiko-Ushtarak gjallërohen për festën e Ushtrisë Bullgare

Vetëm më 6 maj, kur shënojmë Ditën e Trimërisë dhe festën e Ushtrisë Bullgare, do t’u japim mundësi vizitorëve tanë të hyjnë në tri nga ndoshta makinat më interesante nga ekspozita jonë e jashtme. Kjo nuk ndodh çdo ditë, por vetëm në raste të veçanta!..

botuar më 25-05-05 2.50.MD

Një fondacion nga Koçani i Maqedonisë së Veriut kërkon rritje të pranimeve të studentëve maqedonas në Bullgari

Fondacioni “Unitetit” ("Edinstvo") - Koçani u dërgoi një letër të hapur institucioneve kryesore bullgare. Në të shprehet mirënjohje për mbështetjen dhe ndihmën humanitare të ofruar nga Bullgaria Maqedonisë së Veriut pas tragjedisë së zjarrit në një..

botuar më 25-05-05 10.39.PD