Më 3 mars e gjithë Bullgaria kremton festën e saj kombëtare - 145 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane.
Prej orës 11:00, presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova do të marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar të Bullgarisë para Monumentit të Luftëtarit të Panjohur në Sofje, ku do të bëhen homazhe për kujtimin e heronjve që vdiqën për lirinë e Bullgarisë. Nga ora 18:30 në sheshin “Kuvendi Popullor” në kryeqytet në një ceremoni të posaçme, Radev do të përshëndesë njësitë përfaqësuese të Ushtrisë Bullgare.
Maja historike Shipka në malin Stara Pllanina është qendra e festimeve, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Gëllëb Donev. Aktivitetet fillojnë në orën 11.00.
Në Krumovgrad do të vendosen kurora me lule para monumenteve të luftëtarit rus dhe kapitenit Petko Vojvoda.
Në Lloveç, kujtimi i luftëtarëve rusë dhe banorëve vendas, që dhanë jetën për Çlirimin, do të nderohet njëkohësisht para monumenteve të Caço Shishkovit, Gurit të Përgjakur dhe para 12 monumenteve në Rrugën e Miqësisë Bullgaro-Ruse në parkun "Stratesh".
Në Burgas, qytetarët e kremtojnë festën me rituale solemne, një valle të madhe dhe një paradë me automjete. Për të gjashtin vit, ajo do të kalojë nga qendra dhe do të shkojë në qytetin e Bëllgarovos për të nderuar kujtimin e të krishterëve që u vranë në kishën e Shën Athanasit në 1878.
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..