181 janë infektuar rishtazi me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë rritur me 156 nga një ditë më parë. Rreth 53% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 4,1% e 4338 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 4,8% të treguesit të hënën, sipas portalit coronavirus.bg.
Rastet e regjistruara aktive u rritën me 16 në 2996. 36 të infektuar u shtruan në spitale. 26 prej tyre, ose 72.22%, nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me 11 në 231. Janë 26 të infektuar në terapi intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë vdekje të regjistruar me Covid të konstatuar. Të hënën janë shëruar 165 persona. Janë kryer 85 vaksina.Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..
Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..