Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimet me migrantët janë një dukuri e përditshme për banorët e fshatrave pranë kufirit me Turqinë

Foto: BNR Burgas - arkiv

Presioni i shtuar i migrantëve përgjatë kufirit bullgaro-turk krijon gjithnjë e më shumë probleme si për popullsinë vendase ashtu edhe për institucionet e Bullgari. Numri i refugjatëve në spitalin rajonal në Jamboll është gjithashtu në rritje, gjë që përkeqëson situatën tashmë të vështirë financiare të institucionit mjekësor, raporton korrespondentja e BNR-së në rajon, Daniella Kostova.

Dimri i ngrohtë dhe kalimi i lehtë i rrethimitkufitar ua lehtëson migrantëve të paligjshëm hyrjen në fshatrat e zonave kufitare, e tillë është situata e fshatrave kufitare.

Takimet me emigrantët janë një ngjarje e përditshme, dëshmon Stojanka Çakërova, nënkryetare e fshatit Voden, Boljarovsko, i cili ndodhet më pak se 10 kilometra nga kufiri.

“Herën e fundit hidrauliku na solli një njeri, me shumë mundësi pjesë e ndjonjë grupi, të cilin e kishte zënë gjumi dhe kishte mbetur vetëm. Ai dukej se ishte diku midis 16 dhe 20 vjeç, të gjithë janërreth asaj moshe. Ai erdhi tëngrohet tene, fjeti, pastaj erdhi policia dhe e mori. Ka ngarkesë dhe shoh se grupet e policëve kufitarë, të cilët janë dërguar edhe nga pjesë të tjera të Bullgarisë, mezi po ja dalin”.

Në këto rrethana informacioni në lidhje me mbylljen e mundshme të stacionit policor me 5 policë shqetësoi edhe më shumë banorët e pesë fshatrave kufitare të komunës së Elhovos dhe ata kërcënuan me mosbindje civile dhe bllokim të rrugës ndërkombëtare drejt pikës kufitare Lesovo. Në fshatrat e zonës jetojnë rreth 1500 banorë, ku përmes tij  kalon edhe rruga për në pikën kufitare. “Dëshirojmë që policia të qëndrojë, që të jemi të qetë se ka kush të na mbrojë nga vjedhjet, nga migrantët, nga çdo gjë”, thotë kryetari i fshatit Granitovo, Hristo Geçev. “Fshatrat përgjatë kufirit nuk duhet të lejohen të qëndrojnë pa mbrojtje policore”, shprehet kategorik kryetari i Lesovos, Dimitër Bivshevi, duke dhënë argumente konkrete:

“Lesovo është fshat kufitar dhe presioni i krijuar nga migrantët është shumë i madh, faktori i dytë është popullsia e moshuar dhe i treti – krimi do të rritet”.

Rastet kur emigrantët krijojnë probleme dhe janë shkaktarë të incidenteve nëpër fshatra janë të rralla, por nuk mungojnë. Zëvëndës kryetariStrallxhaGrozdanIvanovtheksonsekapasurdisarastetronditëse:

“Një rast ishte vjedhja e produkteve ushqimore në një kopsht fëmijësh. Tjetri është zjarrvëniae një shtëpie, për të cilën hetimet vazhdojnë, por me siguri bëhet fjalë për migrantë, të cilët kanë kaluar natën aty dhe në tentativë për t'u ngrohur kanë shkaktuar zjarrin.

Gjatë muajve të dimrit, migrantët e parë nëpër fshatra kanë qenë në gjendje të rëndë.

“Ata që ne shohim në fshat janë në gjendje të rëndë sepse janë dorëzuar vetë pasi nuk mund të vazhdojnë më. Ata janë në gjendje të mjerueshme, të bërë me baltë, të uritur”, dëshmojnë banorët e zonës.

Rastet e refugjatëve të pranuar urgjentisht në spitalin rajonal në Jamboll po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, sqaron drejtori i institucionit mjekësor, dr. Panajot Dimanov. Spitali “Shën Pantalejmon”,  është i vetmi në rajonin e Jambollit që u shërben rasteve urgjente, ku në fillim të vitit 22 refugjatë kaluan nga Urgjenca dhe 8 u pranuan për trajtim.

Migrantët ilegalë të arrestuar janë të detyruar të ekzaminohen në spital, theksoi drejtori i spitalit.

“Kolegët tanë konstatojnë gjendjen e tyre shëndetësore, pas së cilës informojnë MPB- Ministrinë e Punëve të Brendshme për veprimet e tyre në të ardhmen”, shpjegon mjeku.

Trajtimi i secilit prej migrantëve kushton mesatarisht 1000 leva, të cilat fillimisht mbahen nga llogaria e spitalit rajonal dhe më pas spitali i Ministrinë e Punëve të Brendshmei transferon shumat e shpenzuara, por me vonesë dhe vetëm për trajtimin e ofruar, jo për ekzaminimet e bëra shtesë. Pritet të dalë një dekret i ri i cili do të ndajë një shumë të re për ofrimin e kujdesit mjekësor për migrantët, pasi fondet europiane të parashikuara për këtë qëllim kanë mbaruar.

Reportazh: Daniella Kostova, BNR Jamboll

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..

botuar më 24-06-22 9.10.PD