Me këngën e tij të re "”Pylli shekullor”, Grafa dërgon mesazhe dhe ndan dashurinë e tij për Bullgarinë. Pjesëmarrja e Korit të Grave me famë botërore “Misteri i zërave bullgarë” jep një kontribut të madh në tingëllimin epik të këngës.
Në “Pyllin shekullor” Vlladimir Ampov - Grafa kombinon ritme të pabarabarta dhe tinguj elektronikë, si dhe vegla të zakonshme muzikore me instrumente tradicionale - gajde, duduk etj.. Ai është autor i muzikës, tekstit, aranzhimit dhe vokaleve të korit. Vet regjistroi të gjitha pjesët e kitarës dhe partitë e sintisajzerit. Bashkëpunimi i papritur me korin tonë legjendar krijon një ndjenjë fluturimi, përjetësie dhe bukurie.
“Zgjodha të qëndroj këtu, të krijoj këtu, të ëndërroj këtu, të kam një familje këtu sepse e dua vendin tim!” - ndan sinqerisht Grafa dhe shton: - Jam mirënjohës që preka talentin dhe profesionalizmin e dirigjentes Dora Hristova dhe misterit të zërave bullgarë”.
“Jam shumë i lumtur sepse befasova veten dhe njerëzit që e pëlqejnë muzikën time – tha Grafa në një intervistë për BNR-Stara Zagora dhe për procesin e kompozimit shpjegoi: - Shfrytëzova një instrument virtual të krijuar nga bullgarët, përmes të cilit mund të luani melodi të tastierës në piano, duke shfrytëzuar tingujt e vokalit popullor femëror – gjë që tingëllon shumë autentik dhe në këtë mënyrë kompozohen melodi dhe linja vokale. Kështu që unë fillimisht gjenerova idetë e mia si një version demo. I thashë vetes se nëse do të regjistrohej nga një kor i madh, do të tingëllonte madhërishëm. “Misteri i zërave bullgarë” e pëlqeu shumë këngën dhe këngëtaret e pranuan me gëzim. Njerëzit thonë se kori popullor “Misteri...” tingëllon shumë homogjen me këngën e estradës, sepse gjithmonë ekziston rreziku për të qenë një përzierje eklektike të folklorit të pastër me muzikën pop. Më vjen mirë që arrita një ekuilibër dhe ndoshta kjo i prek njerëzit edhe më thellë. Dhe melodia më tërhoqi në idenë e një teksti kushtuar Bullgarisë, në atë që kemi dhe shpesh harrojmë - këto kënde të mrekullueshme në vendin tonë, i cili nuk është aq i madh sa një territor, por është jashtëzakonisht i larmishëm. “Pylli shekullor” është gjithashtu një lloj metafore për pastrimin, për kthimin te vlerat, te rrënjët.”
Ideja për videon dhe realizimi i tij i takon regjisorit Drago Sholev, i cili me interesimin e tij të natyrshëm profesional ka kohë që studion rolin në rritje të inteligjencës artificiale në krijimin e videove. Kur Sholev dëgjoi “Pyllin shekullor”, ai menjëherë e kuptoi se kënga meritonte një video unike. Ritmi dhe struktura e saj përshtateshin në mënyrë të përkryer me idenë e tij për të krijuar një vizualizim duke përdorur programet më të fundit të inteligjencës artificiale.
Për herë të parë në Bullgari po krijohet një video me imazhe të krijuara nga inteligjenca artificiale.
Me rastin e premierës në internet të këngës së tij të re, Grafa në faqen e tij personale në Facebook publikoi një rrëfim prekës: “Legjenda tregon se kur Zoti vendosi t’ua shpërndante tokën popujve të veçantë, bullgari punonte në ara dhe për këtë shkoi i fundit për pjesën e tij. Por Perëndia e kishte dhënë tashmë gjithë tokën. Ai mendoi se çfarë t’i jepte, nuk i kishte mbetur asgjë. Meqenëse bullgari ishte i njohur për mirësinë e tij proverbiale, modestinë dhe si një njeri punëdashës, Zoti vendosi t’i jepte një pjesë të tokës së tij – Parajsës.”.
Kënga “Pylli shekullor” është një nga këngët e albumit me të njëjtin titull të Vlladimir Ampov – Grafa, i cili pritet të jetë në tregun muzikor këtë vit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Orkestra Filarmonike e qytetit Vraca – Simfonieta – është shndërruar në një strehë për violinisten Aljona Çehova. E lindur në qytetin rus Tjumen (Siberia Perëndimore), e rritur në Krimenë ukrainase dhe pasi ka jetuar më shumë se 10 vjet në Moskë, ku..
Stefan Vëlldobrev ka publikuar një tjetër këngë nga albumi i tij me “Të dyshuarit e zakonshëm” "!Pikëpyetje të çuditshme?". Duke ndjekur emrin e albumit, Stefan nuk pushon së bëri pyetje edhe në titullin e këngës "A pi uthull, a ha limon", dhe vazhdon..
Ditën kur të krishterët ortodoksë nderojnë ikonën “Nëna e Shenjtë e Zotit – Është e Denjë”, qyteti bregdetar Pomorie mirëpret përsëri qindra pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Ortodokse me të njëjtin emër. Edicioni i 21-të i forumit..
Njëri nga muzikantët më të spikatur në përbërjen e Filarmonisë së Strasburgut është violisti bullgar Boris Tonkov. Një talent i dëshmuar, i cili mbaron..
Stefan Vëlldobrev ka publikuar një tjetër këngë nga albumi i tij me “Të dyshuarit e zakonshëm” "!Pikëpyetje të çuditshme?". Duke ndjekur emrin e albumit,..
Ditën kur të krishterët ortodoksë nderojnë ikonën “Nëna e Shenjtë e Zotit – Është e Denjë”, qyteti bregdetar Pomorie mirëpret përsëri qindra pjesëmarrës..