Para zgjedhjeve presidenciale kreu i shtetit të Malit të Zi shpërndau parlamentin
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka shpërndarë me dekret parlamentin në Podgoricë, raporton BTA. Kjo ndodhi pasi afati për parlamentin e 27-të të vendit për të formuar një qeveri të kryesuar nga Miodrag Lekiq skadoi më 16 mars. Ai mori mandatin pas ndryshimeve në ligjin për kompetencat e presidentit dhe parlamenti mori të drejtën për të propozuar një kandidat për kryeministër. Më 12 mars, Lekiq i njoftoi liderët e partive parlamentare se nuk e ka shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë së re, sepse i kanë munguar 3 votat e deputetëve të Lëvizjes Qytetare të kryeministrit aktual në detyrë Dritan Abazoviq. Zgjedhjet për parlamentin e ri do të mbahen në fund të majit ose në fillim të qershorit. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në Mal të Zi më 19 mars.
Kërkuan nga Gjykata e BE-së të vendosë për bllokadën e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen
Eurodeputeti rumun nga grupi "Rinovo Evropn", Vlad Gheorghe, i kërkoi Gjykatës së Drejtësisë së BE-së dhe Ombudsmanit Evropian të vendosin nëse rumunët dhe bullgarët që mbeten jashtë zonës evropiane Shengen të lëvizjes së lirë janë të diskriminuar, transmetoi AGERPRES. “Kam kërkuar që të dy institucionet të japin mendimin e tyre për këtë rast, duke marrë parasysh dispozitat e nenit 2 dhe nenit 4, pikën 3 të Traktatit të BE-së, si dhe nenet 20 dhe 21 të Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së. Në kërkesat e mia, i kujtova Gjykatës së BE-së dhe Ombudsmanit se Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë dalë shumë herë me një vendim se Rumania dhe Bullgaria janë të gatshme t'i bashkohen Shengenit", shkroi Vlad Gheorghe në Facebook.
Këtë vit, Turqia do të ndërtojë 325 mijë shtëpi për të prekurit nga tërmetet
Më shumë se 49 000 njerëz kanë vdekur nga tërmetet në Turqinë Juglindore, njoftoi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Shteteve Turke në Ankara. “Pas 6 shkurtit, 11 qarqe në pjesën juglindore të vendit tonë u prekën nga një fatkeqësi që nuk ka analoge në botë për nga fuqia dhe rrënimi i saj. Rreth 14 milionë qytetarë tanë u prekën drejtpërdrejt nga tërmetet, më shumë se 49 000 njerëz vdiqën, më shumë se 115 000 u plagosën”, tha presidenti. Më herët, Erdogan vizitoi lagjen Hataj më të goditur dhe premtoi se mbi 240 000 shtëpi në qytetet e prekura dhe 75 000 në fshatra do të ndërtoheshin brenda një viti, raporton Anadolu Agency. Deri më tani, 426 000 tenda janë ngritur dhe 100 000 kontejnerë strehimi do të vendosen brenda një muaji tjetër, tha Erdogan.
Shkupi kërkon që Patriarku Ekumenik të njohë Kryedioqezën e Ohrit
Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski u takua në Stamboll me Patriarkun Ekumenik Bartolomeu I. “Si shtet dhe kishë presim që organi më i lartë institucional në Ortodoksi të na japë dokumentin zyrtar për pavarësinë e kishës – Tomos për autoqefalinë. Vendimet e Patriarkanës Ekumenike njohin të drejtën e kishës sonë për të përdorur emrin Kryepeshkopatë e Ohrit, që do të thotë 1000 vjet vazhdimësi kishtare. Përfundimi i plotë i procesit të autoqefalisë është edhe interesi më i lartë kombëtar, sepse hap mundësi për një rritje të re dhe shpirtërore të Kryepeshkopatës së Ohrit, përparim dhe pajtim në shoqërinë dhe shtetin maqedonas”, njoftojnë nga zyra e Pendarovskit, transmeton MIA. Sipas statutit të Kishës Ortodokse Bullgare, ajo është pasardhëse e drejtpërdrejtë e Kryepeshkopatës së Ohrit.
Mosmarrëveshje mes ministrave serbë për vendosjen e sanksioneve anti-ruse
Ministri serb i ekonomisë Rade Basta i bëri thirrje qeverisë që të vendosë menjëherë sanksione ndaj Rusisë. Serbia "tashmë po paguan një çmim të lartë për mosvendosjen e sanksioneve" dhe "kjo është bërë e padurueshme". Sipas Bastës, me kalimin e kohës Serbia po përballet me një realitet të ri. "Konfliktit nuk i duket fundi dhe duket se arsyeja është zhdukur... Serbia po përballet me presion të madh për shkak të trazirave globale," tha ministri. Kryetari i Partisë Socialiste në pushtet dhe ministri i jashtëm Ivica Daçiç komentoi se e mbështet fuqishëm qëndrimin e Këshillit për Sigurinë Kombëtare, konfirmuar vitin e kaluar, se Serbia dënon shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, por nuk është për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, raportoi TANJUG.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: EPA/BGNES-arkiv, EP, pretsedatel.mk, srbija.gov.rs
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..