Rektorët e nëntë universiteteve nga Bullgaria, Shqipëria, Rumania, Serbia, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Greqia nënshkruan sot në Universitetin e Veliko Tërnovos një Memorandum për krijimin e një Qendre Universitare Ballkanike, njoftoi korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova.
Ideja e Qendrës Universitare Ballkanike është mundësia e zhvillimit të përbashkët të projekteve, pjesëmarrjes në programe arsimore dhe përmirësimit të bazës materiale, si dhe aplikimi në strukturat e BE-së në kuadër të programeve të ndryshme për financimin e arsimit dhe shkencës, shpjeguan rektorët e universiteteve ballkanike. Në nënshkrimin e memorandumit, rektori i Universitetit të Veliko Tërnovës, Prof. Hristo Bonxhollov, tha se së bashku me kolegët e tij, ata janë një shembull i mirë për politikanët dhe popujt e tyre.Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..