Rektorët e nëntë universiteteve nga Bullgaria, Shqipëria, Rumania, Serbia, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Greqia nënshkruan sot në Universitetin e Veliko Tërnovos një Memorandum për krijimin e një Qendre Universitare Ballkanike, njoftoi korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova.
Ideja e Qendrës Universitare Ballkanike është mundësia e zhvillimit të përbashkët të projekteve, pjesëmarrjes në programe arsimore dhe përmirësimit të bazës materiale, si dhe aplikimi në strukturat e BE-së në kuadër të programeve të ndryshme për financimin e arsimit dhe shkencës, shpjeguan rektorët e universiteteve ballkanike. Në nënshkrimin e memorandumit, rektori i Universitetit të Veliko Tërnovës, Prof. Hristo Bonxhollov, tha se së bashku me kolegët e tij, ata janë një shembull i mirë për politikanët dhe popujt e tyre.Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..