Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Peshkimin dhe Akuakulturën Doc. Vanja Stamatova i tha BNR se tre anijet bullgare të peshkimit në Detin e Zi, të cilat u arrestuan nga rojet kufitare rumune më 24 mars, nuk kanë lundruar në ujërat rumune.
Nuk kemi të dhëna se peshkatarët bullgarë kanë kryer ndonjë shkelje, tha për bTV-në ministri i bujqësisë në detyrë Javor Geçev. Peshkatarët bullgarë janë ndaluar në ujërat ndërkombëtare të rregulluara nga ligji i BE-së, vuri në dukje ai. Sipas tij, në Bullgari lejohet kapja e peshkaqenëve. Nuk ka asnjë ndalim as në BE. Ekziston një ndalim i pjesshëm i vendosur nga vetë rumunët për peshkatarët dhe ujërat rumunë. Bullgaria do të mbrojë interesat e veta ekonomike dhe të qytetarëve të saj, theksoi Geçev. Peshkatarët do të marrin ndihmë ligjore për të rikthyer anijet e sekuestruara në Konstancë.
"Nuk ka ende një akt zyrtar mbi bazën e të cilit janë ndalur anijet bullgare të peshkimit dhe kjo ngre shqetësime serioze," tha zëvendësministri i bujqësisë Georgi Sëbev në qytetin Ballçik(Bullgari Verilindore), i cili u takua me peshkatarët e arrestuar dhe tashmë të liruar.Në prag të Vitit të Ri, në fshatin bullgaro-muhamedan Ribnovo, në Bullgarinë Jugperëndimore, zgjedhin nusen më të bukur “gelina” në 4 vitet e fundit. Kështu i quajnë nuset e kësaj zone të veshura dhe të “vizatuara” enkas për dasmën. Konkursi “Zonja Gelina..
Në një deklaratë për media me rastin e vendimit të Gjykatës së Lartë të Kasacionit për regjistrimin e Kishës Ortodokse Bullgare të stilit të vjetër në regjistrin e besimeve fetare, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev ka deklaruar kategorikisht se Kisha..
Pas një jave të vuajtjes së mijëra njerëzve dhe qindra vendbanimeve pa rrymë elektrike, anëtarët e Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujërave të japin dorëheqje, bëri thirrje lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski në një deklaratë për..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..