Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Peshkimin dhe Akuakulturën Doc. Vanja Stamatova i tha BNR se tre anijet bullgare të peshkimit në Detin e Zi, të cilat u arrestuan nga rojet kufitare rumune më 24 mars, nuk kanë lundruar në ujërat rumune.
Nuk kemi të dhëna se peshkatarët bullgarë kanë kryer ndonjë shkelje, tha për bTV-në ministri i bujqësisë në detyrë Javor Geçev. Peshkatarët bullgarë janë ndaluar në ujërat ndërkombëtare të rregulluara nga ligji i BE-së, vuri në dukje ai. Sipas tij, në Bullgari lejohet kapja e peshkaqenëve. Nuk ka asnjë ndalim as në BE. Ekziston një ndalim i pjesshëm i vendosur nga vetë rumunët për peshkatarët dhe ujërat rumunë. Bullgaria do të mbrojë interesat e veta ekonomike dhe të qytetarëve të saj, theksoi Geçev. Peshkatarët do të marrin ndihmë ligjore për të rikthyer anijet e sekuestruara në Konstancë.
"Nuk ka ende një akt zyrtar mbi bazën e të cilit janë ndalur anijet bullgare të peshkimit dhe kjo ngre shqetësime serioze," tha zëvendësministri i bujqësisë Georgi Sëbev në qytetin Ballçik(Bullgari Verilindore), i cili u takua me peshkatarët e arrestuar dhe tashmë të liruar.Qeveria e përkohshme e Dimitër Gllavçevit ka publikuar një raport për aktivitetet e saj. Ai vëren se kabineti ka punuar me qëllim për të finalizuar procesin e anëtarësimit të plotë në Shengen dhe Bullgaria e ka përmbushur këtë qëllim. Falë përpjekjeve të..
Kushtet për shëtitje në male në ditën e parë të 2025 janë të shkëlqyera. Kështu njoftuan për BTA nga Shërbimi i Shpëtimit Malor i Kryqit të Kuq Bullgar. Është me diell dhe e qetë. Në disa nga resortet, disa objekte nuk funksionojnë. Temperatura maksimale në..
Pikërisht në mesnatën e 1 janarit, me heqjen simbolike të barrierës kufitare, ministrat e brendshëm të Bullgarisë, Atanas Illkov, dhe të Rumanisë, Cătălin Predoiu, shënuan fillimin e anëtarësimit të plotë të dy vendeve në Shengen. Një bandë tunxhi e forcave..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..