Qeveria e përkohshme bëri përpjekje të mëdha për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira, të drejta dhe të organizuara mirë, pavarësisht paqartësive dhe dobësive të ndryshimeve në ligjin zgjedhor që u votuan shpejt nga parlamenti i fundit. Këtë e tha kryeministri në detyrë Gëllëb Donev para fillimit të mbledhjes së qeverisë.
“Lodhja nga zgjedhjet e shpeshta në vitet e fundit nuk e ndryshon faktin e rëndësishëm që votimi është shprehje e një të drejte politike bazë. Pavarësisht se me çfarë përpiqen t’ju trembin - makineritë, video kontrolli, kërcënimet me bombë në e-mile, nuk është e rrezikëshme të votohet. Do të ishte e tmerrshme të humbasim mundësinë për të zgjedhur njerëz të denjë për të na përfaqësuar. Zgjedhin edhe ata që nuk votojnë. Kur nuk votoni, përsëri përfshiheni në formimin e rezultatit përfundimtar. Mos e shisni votën tuaj”, kërkoi kryeministri.
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot,..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..