Fituesi i zgjedhjeve do të zgjidhet nga votat e vendimmarrësve në minutën e fundit. Nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ishin në dhjetëditëshin e fundit të marsit, rezultati do të ishte si vijon: "Po e vazhdojmë ndryshimin"-"Bullgaria Demokratike" dhe GERB-SDS do të kishin një mbështetje të ngjashme me përkatësisht 26.9% dhe 26.5%. Këtë e tregon një sondazh i realizuar nga “Gallup International Balkan” për Radion Kombëtare Bullgare, duke treguar qëndrimet në fund të fushatës. Hulumtimi u krye midis 18 dhe 26 marsit 2023 ndër 1004 persona, duke përdorur metodën ballë për ballë. Sipas rezultateve të sondazhit, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Vëzrazhdane" do të garonin për vendin e tretë, me përkatësisht 13.3% dhe 13%. Në vendin e pestë është Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 7.2%. “Ngritja Bullgare” me 3,5% dhe “Levica” (“E Majta) me 3,3% do të luftojnë për të kaluar barrierën prej 4 për qind. “Ka një popull të tillë” (ITN) ka 3%.
40.1% prej të anketuarve kanë deklaruar se do të votonin patjetër – këto janë nivele afër pjesëmarrjes së deklaruar para zgjedhjeve të tetorit 2022. 4.1% e atyre që kanë thënë se do të votonin do të preferonin "Unë nuk mbështes askënd".Kreu i partisë në pushtet GERB, Bojko Borisov, siguroi se vendi ynë do të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër naftës dhe gazit rus, raportoi gazetarja e BNR-së, Violeta Ashikova. “Mund t’u garantoj bullgarëve se Bullgaria do të..
Qeveria do të miratojë dhe do t'i paraqesë Asamblesë Kombëtare projektligjet për buxhetin e shtetit për vitin 2026, në versionin e rënë dakord me palët mbështetëse. Ky vendim u arrit pasi katër organizatat e punëdhënësve refuzuan të merrnin pjesë në..
“Të gjitha pikat në rrjetin e shitjes me pakicë të Lukoil funksionojnë dhe do të vazhdojnë të funksionojnë në gjendje normale.” Kjo thuhet në një njoftim për shtyp nga kompania në lidhje me informacionin e shpërndarë në disa media për ndërprerjen e..
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve...
Të premten në mëngjes, në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore, do të ketë mjegull, ose re të ulëta. Gjatë ditës, do të jetë..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të..