Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita zgjedhore filloi për bullgarët jashtë vendit

Foto: BGNES

Dy qendrat e para të votimit jashtë shtetit në Oukland dhe Krajstçërç në Zelandën e Re hapën dyert e tyre saktësisht në orën 07:00 të mëngjesit me orën lokale (ora bullgare 22:00 të mbrëmjes së 31 marsit) për qytetarët bullgarë që dëshirojnë të zgjedhin përfaqësuesit për Legjislaturën e 49-të të Kuvendit Popullor, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Dy orë më vonë, votimi filloi në Australi. Pritet që dita e zgjedhjeve jashtë vendit të përfundojë më së voni në seksionet në Kaliforni të SHBA-së - në orën 6 me orën bullgare të hënën, më 3 prill.

Jashtë vendit, qytetarët bullgarë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në 61 vende, në 737 seksione. Në 245 seksione sigurohet votimi me makineri dhe makineritë i janë dorëzuar përfaqësive diplomatike dhe konsullore bullgare.

Turqi, seksionet janë më së shumti ku 350 000 njerëz kanë të drejtë të votojnë. Pritshmëritë e organizatave të emigrantëve janë që vetëm 10 për qind e turqve me pasaportë bullgare të shkojnë.

Greqi qytetarët bullgarë kanë mundësinë të votojnë në 21 seksione. Në Athinë, ku jetojnë shumica e bashkatdhetarëve tanë, ka 5 seksione, dhe në isullin Kreta ka 5 seksione në pesë qytete. Bashkatdhetarët tanë mund të votojnë edhe në Aleksandrupolis, Komotini, Kavallë, Stavros dhe Selanik. Në mëngjes, kur u hapën disa seksione, ishin radhë me njerëz.

Belgjikë ka 15 qendra votimi, shumica në Bruksel. Dy janë në përfaqësinë tonë të përhershme dhe dy në ambasadë. Pjesa tjetër janë në Antverpen, Gent, Varegem, Ljoven, Masmehelen dhe Hasellt. Në Belgjikë jetojnë 45 mijë persona me nënshtetësi bullgare dhe 10 mijë të tjerë kanë dy shtetësi. Të drejtën për të votuar e kanë nja 40 - 45 000 njerëz, por zakonisht nga 10 deri në 15 për qind prej tyre votojnë.

Luksemburg ka 2 seksione. Aty jetojnë rreth 2000 bullgarë dhe 700 prej tyre votojnë.

Francë, ku u hapën 16 qendra votimi, pritet një pjesëmarrje e ulët. Tri nga seksionet janë në ambasadën tonë në Paris. Në Monpelie dhe Tulluza, dy seksione janë në adresa të reja. Seksionet në kryeqytetin francez, në Nicë dhe Lion, janë të pajisura për votim me makinë, ndërsa në pjesën tjetër votimi bëhet me fletë votimi në letër.

Britaninë e Madhe, bullgarët votojnë në 118 seksione, vendndodhja e tyre është sipas parimit gjeografik dhe demografik. Në 35 prej tyre ka makineri, ndërsa në pjesën tjetër bashkatdhetarët tanë do ta ushtrojnë të drejtën e votës me fletë votimi.






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD

Parlamenti miratoi ndryshimet për menaxherin special të Lukoil

Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..

botuar më 25-11-07 5.46.MD