Zgjedhjet e pesta parlamentare në vendin tonë për 2 vitet e fundit kanë hyrë tashmë në histori, dhe gjashtë parti gjetën vend në përbërjen e 49-të të Parlamentit - koalicionet GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike", dhe partitë DPS, "Vëzrazhdane", BSP dhe "Ka një popull të tillë".
Secili prej tyre fitoi besimin e një pjese të bullgarëve jashtë vendit, disa më shumë, disa më pak. Janica Petkova, sociologe nga agjencia Gallup International Balkan, komentoi enkas për Radio Bullgarinë se cilat ishin surprizat që erdhën nga votat nga jashtë vendit.
Fakti që "Lëvizja për të Drejta dhe Liri" është fituesja e padiskutueshme e votave të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit nuk është një habi e madhe, pasi kësaj radhe nuk ka pasur parti të reja që të arrinin t’i bënin ata për vete, mendon analistja, duke shtuar:
“Shumë shpesh janë bullgarët jashtë vendit që votojnë masivisht për formacionet e reja. Këtë gjë e pamë kur dolën në skenë "Ka një popull të tillë" dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin".
Votat e qëndrueshme në rritje për "Vëzrazhdane", që kemi parë gjatë cikleve të fundit zgjedhore nuk duhet të na befasojnë aspak dhe ka disa arsye për këtë:
“Janë shumë arsyje se pse kjo parti ka tërhequr interesin publik – si pandemia, lufta në Ukrainë. E gjithë kjo krijoi kushtet që "Vëzrazhdane" të formonte një politikë të ndryshme dhe kundër partive tradicionale për të fituar të ashtuquajturat vota proteste. Arriti të tërheq interesin e njerëzve duke cekur tema të rëndësishme për ta, të cilat partitë e tjera nuk kanë mundësi t'i përfshijnë në agjendën e tyre - mendon sociologia. - Ndjenja e mospërfaqësimit të një pjese të madhe të shoqërisë sonë, si dhe pamundësia e zgjidhjes së krizës politike në vend, solli një zhgënjim tjetër dhe shtoi temat politike që "Vëzrazhdane" arriti të fuste në jetën publike. "
Në ditën e zgjedhjeve, ekipi i Radio Bullgarisë bëri një sërë intervistash me bashkatdhetarë jashtë vendit dhe dëshira që bashkoi mendimet e tyre ishte që të ketë stabilitet dhe kompromis mes politikanëve derisa të gjendet një rrugëdalje nga labirinti politik. Kjo mund të arrihej vetëm me biseda dhe kompromise serioze mes formacioneve të përfaqësuara në parlament.
Janica Petkova thekson sinjalin që japin votuesit nëpërmjet votës së tyre “unë nuk mbështes askënd” – pak më shumë se 4% e votuesve. Profili i tyre tregon se mes tyre ka banorë të qyteteve të mëdha që janë të interesuar për proceset politike në vend, por nuk e shohin që të përfaqësohen nga asnjë parti politike.
“Kjo situatë është rritur gjatë votimeve të fundit. Nga njëra anë ajo ishte stimuluar nga mundësia për të votuar vetëm me makineri, por në zgjedhjet e fundit, tani që kishim mundësinë e votimit si me letër edhe me makineri, u regjistrua një rritje tjetër. Kjo do të thotë se po vëzhgojmë një votim strategjik në këtë drejtim - sqaroi Janica Petkova. - Zakonisht, kur ka polarizim dhe dy anë të kundërta, një pjesë e madhe e shoqërisë qëndron diku në mes dhe nuk përkrahin as njërin edhe as tjetrin ekstrem. Pikërisht kjo çon në rritjen e numrit të zgjedhësve që kanë markuar kuadratin “Unë nuk mbështes askënd”. Kështu shprehin votën e tyre protestuese dhe mosbesimin ndaj partive politike që nuk arrijnë të rrezatojnë pushtet të qëndrueshëm”.
Të dhënat nga agjencia e sondazheve Gallup International Balkan në ditën e zgjedhjeve treguan se rreth një e katërta e votuesve e vendosin në minutën e fundit se cila forcë politike meriton mbështetjen e tyre. Numri i këtij lloji të votës “impulsive” është – rreth 600.000. Sipas bashkëbisedueses tonë, fushatat e partive politike synojnë në radhë të depërtojnë në brendësinë e votuesve.
“Që atëherë, vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve ishte nëse partitë do të arrinin të mobilizonin njerëzit e lëkundur. Por konkluzionet janë se palët nuk kanë arritur të dërgojnë mesazhe mjaftueshëm adekuate për audiencën e përgjithshme. Mungonte gjithashtu një debat thelbësor për çështjet kyçe ndërmjet partive të ndryshme, kështu që edhe kjo ndikoi mbi vendimin e votuesve se kë të mbështesin.”
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: BGNES, BTA, arkiv personal
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..