Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Llazarit na hap sytë shpirtëror ndaj mrekullisë së padukshme të dashurisë së Zotit

Foto: BGNES

Të shtunën, tetë ditë përpara festës së madhe të krishterë të Ngjalljes së Krishtit, Kisha përkujton ditën kur Shpëtimtari ringjalli Llazarin nga qyteti i Vipës. Biri i Perëndisë e vizitonte shpesh shtëpinë e tij dhe kur Llazari u sëmur rëndë, motrat e tij Marta dhe Maria i dërguan një mesazh Shpëtimtarit, duke shpresuar se ai do ta ndihmonte. Krishti, i cili ishte në trojet përtej lumit Jordan, mbërriti, megjithatë, katër ditë pas vdekjes së mikut të tij dhe i gjeti të gjithë duke e vajtuar me hidhërim. Në pikëllimin e tyre, Marta dhe Maria e qortuan Jezusin që nuk erdhi në kohë. "Unë jam ringjallja dhe jeta; kushdo që beson në mua dhe vdes do të jetojë, dhe kushdo që jeton dhe beson në mua nuk do të vdesë kurrë" - u përgjigj Jezusi dhe shkoi te varri ku ishte vendosur Llazari.

“Në fakt, këto fjalë të Zotit nga leximi i Ungjillit na inkurajojnë se besimi në Krisht, në Birin e Perëndisë, na jep shpresë për jetën, besimi në Krisht na shpëton nga vdekja dhe besimi në Krisht na bën gjithashtu pjesëmarrës të lavdisë së Zotit - thekson At Bozhidar Marinov nga Kisha e Sofjes "Lartësia e Kryqit të Shenjtë të Zotit". - Kur Zoti mëson se Llazari ka vdekur, ai vonohet me qëllim, për t'u treguar jo vetëm nxënësve të tij dhe të afërmve të Llazarit, por edhe njerëzve të qytetit, si dhe të gjithë neve që jetojmë mijëra vite pas kësaj ngjarjeje, se mrekullia që ai do të bëjë, do të na bindë për ringjalljen universale të të vdekurve dhe për këtë histori të mrekullueshme.“

At Bozhidar Marinov

Kur Krishti shkon te varri i mikut të tij të ndjerë Llazarit, ai qan, por jo për shkak të humbjes së tij, por sepse sheh vuajtjet e njerëzve dhe dhimbjen e tyre për njerëzit e humbur:

“Ai sheh triumfin e vdekjes në botë, vdekje e cila është krijuar nga Zoti – vëren At Bozhidar. – Ajo është ringjallur dhe po sundon, duke e helmuar jetën, duke e kthyer në një varg ditësh të pakuptimta dhe çastesh të pafalshme që të çojnë drejt humnerës. Por Perëndia na ka treguar se edhe mbi vdekjen ka fuqi, dhe kjo është fuqia e Tij. Vetë Krishti e shfaq nëpërmjet urdhrit "Llazar, dil!". Kjo është mrekullia e Dashurisë që triumfon mbi vdekjen. Kështu, përmes mrekullisë na bëhet e pamundur të mos besojmë dhe kushdo që beson në Zot dhe jeton me Të, domethënë përmbush urdhërimet e Tij, do të ringjallet e nuk do të vdesë kurrë”.

Kuptimi i përulësisë dhe pranimit, pavarësisht nga perceptimi i dukshëm dhe racional, është të besosh në Zot. Dhe kjo, sipas fjalëve të At Bozhidarit, do të thotë “ta themi jo vetëm me fjalë, por edhe me besim në zemër e me gjithë qenien tonë, si Marta: “Po, Zot, unë besoj”.

“Zoti tregon vazhdimisht gjëra që duken se janë përtej logjikës sonë, përtej mendjes sonë, e cila nuk mund të përmbledhi të gjitha mrekullitë që Ai ka bërë, megjithëse njerëzit atëherë jetonin me besimin e tyre. Ata perceptonin, për shembull, shfaqjen e engjëjve, shërimet nga sëmundje të tilla që nuk trajtoheshin në atë kohë, madje edhe vetë ringjalljen, sepse në Ungjill është shkruar se ai ringjalli shumë njerëz. Pastaj ne fillojmë të mrekullohemi me faktin se vetë Zoti në dashurinë dhe përuljen e tij i nënshtrohet gjësë më të tmerrshme - vdekjes. Me këtë rast Zoti thotë: “Dhe mrekulli të tjera do të shihni, të cilat as mendja juaj nuk i ka menduar.” Kështu, ai vazhdimisht na bind se ajo që është e pamundur për njeriun është e mundur për Zotin.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: BGNES, BTA, vazdvijenie.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Enë të gdhendura në mënyrë të shkëlqyer dhe statuja të punuara me imtësi - Tuma Kozareva zbulon sekretet e saj

Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..

botuar më 24-12-01 10.10.PD
Foto: Pixabay, wikipedia.org;
kolazhi: Ivan Petrov

Ljuben Karavellovi dhe lufta e popullit shqiptar për pavarësi

Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..

botuar më 24-11-28 7.00.PD

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Heraklea Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD