Komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë, Kundëradmirali Adnand Agastra, u prit me një ritual zyrtar përpara shtabit të Flotës Ushtarako-Detare në Varna. Në mjedisin e sotëm të komplikuar të sigurisë, bashkëpunimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm, tha i ftuari. Zoti Agastra tregoi se vizitën e tij në Bullgari do ta shfrytëzojë për të hapur mundësi bashkëpunimi mes dy vendeve anëtare të NATO-s.
Kundëradmirali Kirill Mihajllov, komandant i flotës bullgare, theksoi se vizita e kolegut të tij shqiptar është historike, sepse është hera e parë që një komandant i lartë detar nga një vend ballkanik arrin për vizitë zyrtare në Bullgari.
Të dy komandantët vizituan kantierin ushtarak të ndërtimit të anijeve "Delfin" pranë Varnës, ku po ndërtohet e para nga dy anijet e reja patrulluese multifunksionale për Flotën Ushtarako-Detare Bullgare.Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...