Në vitin 2022 nënshtetësi bullgare kanë marrë 1992 maqedonas, sipas të dhënave të Komisionit për shtetësinë bullgare pranë Presidentit. Në vendin e dytë për sa i përket marrjes së dokumenteve bullgare janë ukrainasit – 1 639, pasuar nga turqit - 1290, serbët - 556, shqiptarët - 517 dhe moldavianët - 476.
Të dhënat janë të ngjashme për dy vitet e mëparshme, por atëherë maqedonasit, të cilët janë bërë bullgarë në vitin 2021 dhe 2020 kanë qenë përkatësisht 7696 dhe 9098.
Në vitin 2022 nënshtetësi bullgare kanë marrë edhe 202 izraelitë. Në total, gjatë vitit kanë marrë nënshtetësinë në bazë të origjinës së tyre bullgare 7410 persona. Në vitin 2022 nënshtetësinë bullgare e kanë marrë 356 rusë. Në vitin 2021 - 479. Një vit më parë numri i tyre ka qenë 485.Ideja e një referendumi për euron mbështetet nga 63.3% e bullgarëve kundrejt 35.3% që janë "kundër". Kjo tregohet nga një sondazh i pavarur nga agjencia sociologjike "Mjara", i kryer midis 10 dhe 13 majit midis 803 personave dhe që përfaqëson..
Nga frika e votës së qytetarëve bullgarë në një referendum mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të futur euron në vitin 2026, sot shumica e re në Parlament shkeli Kushtetutën dhe ligjet, duke përdorur kryetarin e Asamblesë Kombëtare. Kështu shkroi..
Shumica qeverisëse e mbështet fuqishëm qeverinë dhe ka parakushte për një qeverisje për një mandat të plotë katërvjeçar. Kjo u njoftua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi të Këshillit të Përbashkët të Menaxhimit. Në takim u diskutua..
Ekspozita udhëtuese “90 vjet BNR – radioja e brezave të bullgarëve” mund të shihet tashmë edhe në Burgas. Arsyeja është gjithashtu edhe ditëlindja e..
Në vitin 1992 një fëmijë nga Gjeorgjia mbledh gjithë jetën e vet në një çantë të vogël prej kanavace të zezë, për të ikur nga tmerri i bombave… Lufta..