Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sinjalizojnë për shkelje të Konventës Evropiane për Ekstradimin

Foto: Prokuroria e Republikës së Bullgarisë

Prokuroria e qytetit të Sofjes ka paditur Prokurorin e Përgjithshëm Ivan Geshev për mosrespektim të marrëveshjeve ndërkombëtare sipas Konventës Evropiane për Ekstradimin. Rasti ka të bëjë me kompaninë “NEXO”, ka raportuar BNR.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar për mospërmbushjen e kërkesës së Serbisë për paraburgim të përkohshëm të bashkëthemeluesve të kriptokompanisë, Antoni Trençev dhe Kosta Kënçev. Ata akuzohen për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal, pastrim parash, mashtrim tatimor, krime kompjuterike dhe punë bankare pa licencë. Më 7 prill, ata zbritën nga Dubai në Beograd. Më 31 mars, kundër tyre u lëshua një urdhër-arresti evropian. Më 7 prill, para Interpolit, ata u deklaruan "viktima të një fushate shpifjesh të motivuara politikisht gjatë fushatës zgjedhore në Bullgari". Interpoli ka kërkuar informacion shtesë nga Sofja dhe ai i është dërguar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Dollni Rakovec fton në Festivalin e Hudhrës

Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..

botuar më 25-09-20 5.55.PD

Qyteti bregdetar Burgas pret Festivalin e Automjeteve Elektrike

Festivali i Automjeteve Elektrike Eldrive EV Fest 2025 do të zhvillohet sot në Portin Detar të Burgasit. Ngjarja i kushtohet makinave elektrike dhe përfshin në programin e saj testime, prezantim të modeleve të reja dhe shfaqje dritash në mbrëmje...

botuar më 25-09-20 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 16°, në lugina dhe ultësira të veçanta - midis 6° dhe 9°, në Sofje - 8°. Gjatë ditës do të jetë me diell, mbi Bullgarinë Lindore me rritje të përkohshme të vranësirave. Një erë e dobët, në..

botuar më 25-09-19 7.40.MD