Më shumë turistë, më shumë fjetje, kryesisht në hotele të një kategorie më të lartë dhe rritje të ndjeshme të të ardhurave, raporton Instituti Kombëtar i Statistikave në shkurt.
Numri total i fjetjeve për këtë muaj ishte 1.2 milionë ose 50.6% më shumë krahasuar me një vit më parë. Rritja e fjetjeve me 62.8% është më e madhe në objektet me kategori të ulët - 1 dhe 2 yje. Zënia e hoteleve të kategorisë së lartë me 4 dhe 5 yje është më e madhe - 49.5%. Në hotele me 3 yje evidentohet zënie nga 32.3%.
Në hotelet me 4 dhe 5 yje, 77% e të gjithë qëndrimeve të natës janë bërë nga të huaj dhe 42.3% nga shtetas bullgarë.
Klientët u rritën me 48.7% krahasuar me vitin 2022 dhe arritën në 470 200. Nuri i të huajve u rrit me 65.5% dhe i bullgarëve me 42,5%. Mesatarja e qëndrimit të bullgarëve është 2.2 net, dhe e të huajve – 3.2.
Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..
Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..
Nëse mendoni se verilindja e Bullgarisë është vetëm hambar pjellor dhe fusha të sheshta, është koha të hidhni sytë drejt mbjelljeve të rrushit, të cilat shtrihen në mijëra dekarë në rajon. Këtu vera është pjesë e përditshmërisë dhe kulturës së njerëzve...