Patriarku bullgar Neofit sot në mbrëmje do të krzejë shërbesën e Pashkëve në katedralen “Shën Aleksandër Nevski”. Më herët, Patrikana Bullgare shpërndau mesazhin me rastin e Ngjalljes së Krishtit, të cilin ai do të lexojë nga foltorja e kishës. Në të theksohet se pa dashurinë për tjetrin, për të afërmin, besimi ynë të krishterë ynë është i shtirur.
“Sot, kur sprovat si për të krishterët ashtu edhe për mbarë njerëzimin shtohen pa masë, kur jetojmë në një pasiguri dhe frikë gjithnjë e më të madhe, kur fatkeqësitë natyrore dhe konfliktet ushtarake dënojnë qindra e miliona në internim dhe privim, dhe jetët njerëzore të humbura para kohe janë të panumërta, ndjenja e dhimbshme e pafuqisë po intensifikohet gjithnjë e më shumë në botë. Paaftësia jonë si qenie njerëzore për të jetuar në paqe të qëndrueshme dhe vullnet të mirë, në përulësi, mirëkuptim të ndërsjellë dhe ndihmë reciproke, mungesa e dhembshurisë dhe mëshirës në marrëdhënien e njeriut me njeriun, si dhe ngurrimi për të realizuar vullnetin e shenjtë dhe të përsosur të Zotit - e gjithë kjo përkufizon gjithnjë e më shumë në mënyrë të dukshme fytyrën e botës moderne dhe kërcënon të na privojë nga besimi në vetë kuptimin e jetës dhe ekzistencës sonë”, thuhet në mesazh.
Ndërkohë, u bë e qartë se delegacioni i klerikëve bullgarë, i cili do të sjellë Zjarrin e Shenjtë nga Jerusalemi, pritet të mbërrijë në Aeroportin e Sofjes te ora 19:00. Dhjetëra priftërinj do ta presin atë në aeroport për të marrë një copë nga zjarri dhe për të çuar në dioqezat e tyre.
Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e lirisë së shtypit, i cili kreu një mision faktmbledhës..
Gjatë gjithë verës, dhe madje edhe tani, Bullgaria ka luftuar zjarre të shumta - fushore dhe pyjore. Në të njëjtën kohë, mbi gjysmë milioni njerëz janë pa ujë ose në një regjim të rreptë uji . Të zhytura në problemet aktuale, si qytetarët, ashtu..
Shkencëtarë nga Bullgaria, Sllovakia, Serbia dhe Republika Çeke po bashkojnë forcat në projektin "SeNaTa" - "Nanostruktura magnetike vetëngrohëse për aplikime teranostike", i koordinuar nga Instituti i Katalizës në Akademinë Bullgare të Shkencave, i..
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues..
Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik..