Ditën e martë, më 18 prill, do të vazhdojnë bisedimet mes formacioneve politike, një ditë para fillimit të javës së punës së parlamentit të ri. Nisma është në grupin më të madh parlamentar - GERB-SDS. Të hënën, grupet e punës të forcës së parë politike në parlament dhe të dytë të koalicionit “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” diskutuan reformën në drejtësi dhe anëtarësimin e Bullgarisë në Eurozonë dhe në zonën Shengen. Në takimin e së hënës nuk u bisedua për formimin e kabinetit, thanë pjesëmarrësit në negociata.
GERB-SDS të martën do të takohet me përfaqësuesit e “Vëzrazhdane”. Të dy formacionet do të diskutojnë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..