Janë gjetur rezerva, falë të cilave deficiti i parashikuar në projektbuxhetin mund të ulet nga 6.4% në 3%. Këtë e ka bërë të ditur Asen Vasilev, bashkëkryetar i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", pas takimit të deputetëve të grupit dhe kolegëve të tyre nga GERB - SDS me ekspertë në Ministrinë e Financave. Shpenzimet sociale nuk do të shkurtohen dhe nuk parashikohen ndryshime tatimore, tha Vasilev. Kur u pyet se nga do të vijnë rezervat, ai u përgjigj: "Mendoj se surprizat nuk janë të mëdha - njëra është Plani i Rimëkëmbjes, tjetra është dividenti, e treta është lidhur pjesërisht për mirëmbajtjen e departamenteve të ndryshme, e katërta është programi i kapitalit".
Në takim nuk ishte e pranishme ministrja e financave, Rosica Vellkova, e cila ishte në një udhëtim pune jashtë vendit.Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...