Princi Boris është djali i sundimtarit Presijan. Në vitin 865 ai arriti paqe me Kostandinopojën, duke u pagëzuar së bashku me familjen e tij. Ai mori emrin Mihaill nga kumbari i tij, perandori romak.
Duke kërkuar më të mirën për klerin bullgar në pagëzimin e popullit, Princi Boris negocioi me Romën dhe Kostandinopojën. Ai arriti autoqefalinë e kishës bullgare dhe përfshirjen e Bullgarisë në familjen e qytetërimit të krishterë. Ai tërhoqi nxënësit e arsimtarëve sllavë, vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij dhe hodhi themelet eletërsisë bullgare.
Në vitin 889 u shugurua murg. Pasardhësi i tij, Vlladimir, u përpoq të kthente paganizmin dhe princi mori përsëri pushtetin. Boris vuri në krye të Bulgarisë djalin e tij tjetër Simeon. Pas kësaj u kthye në manastir ku u nda nga jeta më 2 maj 907.
Një ceremoni solemne do të mbahet në Silistra më 1 tetor për të shënuar 85-vjetorin e kthimit të Dobruxhës Jugore në Bullgari, raportoi BTA. Përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore dhe qytetarë do të vendosin lule para monumentit të..
Që prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta,..
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..