Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kujtim për këngëtaren popullore Nedjallka Keranova

“Zëri i saj, si askush tjetër, na kujton bukurinë e vendlindjes së saj, Trakisë”, i shkroi Radio Bullgarisë Noris Ballabanjan nga SHBA

Nedjallka Keranova
Foto: arkiv personal

Më 24 prill, u bënë 82 vjet nga lindja e këngëtares Nedjallka Keranova - një nga zërat më të shquar në folklorin bullgar. Këngëtarja u largua pa kohë nga bota jonë në vitin 1996. Për të na kujtoi dëgjuesi dhe miku ynë nga SHBA, Noris Ballabanjan, familja e të cilit është nga rajoni i qytetit Haskovo, prej nga është edhe vetë interpretuesja. “Zëri i saj, si askush tjetër, do të na kujtojë gjithmonë bukurinë unike të Trakisë, kulturën e saj mijëravjeçare dhe traditat e pasura muzikore”, i shkroi Noris Radio Bullgarisë, duke dërguar ngushëllime nëpërmjet nesh vajzës dhe familjes së këngëtares Nedjallka Keranova në emër të të gjithë atyre që e kanë prejardhjen në rajonin e qytetit Haskovo dhe Trakisë, duke përfshirë shumë pasardhës të bullgarëve nga Trakia e Egjeut dhe e Edrenesë, që jetojnë sot në Amerikën e Veriut.

Nedjallka Keranova lindi në fshatin Tatarevo, në rajonin e qytetit Haskovo, më 24 prill 1941. Në moshën 13 vjeçare, ajo mori nderimet e para dhe së bashku me interpretuesit Magda Pushkarova dhe Boris Karllov, të cilët ishin të famshëm në atë kohë, filloi të udhëtonte dhe të këndonte nëpër Bullgarinë - në dasma, festa popullore dhe festime të tjera. Në vitin 1956 ajo u pranua si soliste e ansamblit folklorik në qytetin Plovdiv dhe jo shumë kohë më vonë i  madhi Filip Kutev e ftoi në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku punoi rreth tetë vjet.

E përkufizojnë si doajenja e muzikës bullgare të dasmave. Dhe kjo nuk është rastësi, sepse babai i saj Todor Keranov ishte një muzikant i famshëm i dasmave - një violinist në orkestrën e muzikantit legjendar Ramadan Llollov. Grupet instrumentale që shoqërojnë festa të ndryshme familjare ekzistonin në vendin tonë që para Çlirimit në vitin 1878, por në vitet 60 dhe 70 të shekullit të kaluar kjo traditë po përjetoi një lulëzim të vërtetë. Nedjallka Keranova është ndër këngëtaret që e realizonin veten pikërisht në këtë praktikë karakteristike folklorike. Sipas një sërë specialistësh të muzikës, Nedjallka Keranova është krijuesja e stilit të saj vokal, me një ornamentikë origjinale të zërit dhe mënyrën specifike të të kënduarit. Sot ajo ka ndjekës të shumtë, madje edhe imitues.

Shihni një regjistrim dokumentar të një një interpretim të këngëtares Nedjallka Keranova nga Tubimi Folklorik “Trakia këndon dhe kërcen” në vitin 1966

Përpilues: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është Dita e Kryqit të Shenjtë!

Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare përkulet me nderim para Kryqit mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit, (Krëstovden), është një nga 12 festat e mëdha të krishtera dhe gjithashtu një nga katër ditët në..

botuar më 25-09-14 5.05.PD

Torta Garash – ëmbëlsira legjendare mbush 140 vjet

Ëmbëlsira “Garash” është një tortë me një histori shumë interesante, që meriton vëmendjen si të pasionuarve pas historisë, ashtu edhe të dashamirësve të shijes së saj të padiskutueshme. Krijuesi i saj është austro-hungarezi Kosta Garash. Sipas..

botuar më 25-09-13 7.50.PD
Nikolla Stançev

95-vjetori i lindjes së kampionit të parë olimpik bullgar

Më 11 shtator 1930, në fshatin Tvërdica të rrethit të Burgasit, lindi Nikolla Stançev Nikollov – mundës në stilin klasik dhe të lirë. Në Lojërat Olimpike të vitit 1956 në Melburn, ai fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Bullgarinë, në..

botuar më 25-09-11 5.25.PD