Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bekimi i flamujve të shenjtë bullgarë Ditën e Shën Gjergjit

10
Foto: BGNES-arkiv

Çdo vit më 6 Maj, kur shënojmë Ditën e Trimërisë dhe festën e Ushtrisë Bullgare, kryhet bekimi solemn i flamujve luftarakë bullgarë. Megjithatë, a e dimë se cilët janë flamujt e shenjtë që lënë fondet e Muzeut Historik Ushtarak Kombëtar për të sfiduar edhe një herë ngazëllim e nderim dhe për të na kujtuar veprën e luftëtarëve tanë që mbrojtën dhe ruajtën për breza këto simbole të lavdisë ushtarake bullgare?

“Flamujt janë një nga simbolet më të larta të kombit dhe ushtrisë së tij, dhe pikërisht këta flamuj – dëshmitarë si të vrullit për drejtësi, ashtu edhe të valëve të mëvonshme të dështimit të shpresës, quhen shenjtëroret e ushtrisë bullgare. Këta janë flamujt që kanë parë përleshje dhe luftëra reale. Flamujt e shenjtë janë edhe ata që u shpëtuan në fund të Luftës së Parë Botërore, kur regjimentet tona mbetën në robëri, por ushtarët dhe oficerët bullgarë treguan jo vetëm mendjemprehtësi, por edhe gatishmëri për të sakrifikuar jetën e tyre, për t’i kthyer të gjithë flamujt në atdhe dhe jo t’i dorëzojnë në duart e armikut” - shpjegon Dejana Kostova, zëvendësdrejtoreshë e Muzeut Historik Ushtarak Kombëtar.

Të gjithë këta flamuj të shenjtë ruhen në kushte të veçanta për t’u mbetur për brezat e ardhshëm. Ata tërhiqen nga fondet e Muzeut rrallë dhe në raste të veçanta. Sipas kanuneve të kishës, flamuri i betejës shenjtërohet vetëm një herë: rituali kryhet një herë, kur i dorëzohet njësisë ushtarake.

“Një bekim i tillë i vërtetë i flamujve më 6 Maj u bë në vitin 1937, kur Mbreti Boris III dorëzoi flamujt e rinj të regjimenteve si simbol i fuqisë së ringjallur të ushtrisë bullgare, e cila u ngrit mbi kufizimet e Traktatit të Paqes së  Nyoi - na kthen në histori Dejana Kostova. - Gjatë ceremonisë, çdo flamur u gozhdua në dorezën e tij nga mbreti personalisht me një gozhdë ari dhe një çekiç ari të veçantë ceremonial. Ky ritual u pasua nga ndoshta parada më e madhe e Ditës së Shën Gjergjit në historinë e Bullgarisë para vitit 1944. Për herë të parë si pjesë e ceremonisë solemne qielli mbi Sofje u ndriçua me fishekzjarri.”

Rituali i bekimi solemn i flamujve luftarakë, i cili kryhet më 6 Maj dhe Ditën e Theofanisë më 6 Janar, nga ana tjetër, përfaqëson pastrimin dhe bekimin vjetor me ujë të shenjtë të flamujve të betejës - atyre dëshmitarëve të heshtur të gjakderdhjeve dhe dhunës.

Këtë vit në ceremoni do të marrin pjesë 8 flamuj të shenjtë. Tre prej tyre u shpëtuan nga robëria në Luftën e Parë Botërore dhe mbajnë një ngarkesë të veçantë në historikun e tyre interesant.

Flamuri i Regjimentit të 15-të të Këmbësorisë të Lomit

“Flamuri i Regjimentit të 15-të të Këmbësorisë të Lomit, për shembull, mbeti peng me regjimentin e tij në fund të shtatorit të vitit 1918 - tregon Dejana Kostova në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Megjithatë, u hartua shpejt një plan për shpëtimin e tij. Pëlhura e flamurit u hoq nga doreza, rreth saj mbështjellën një pëlhurë gome dhe flamuri i vërtetë u varros natën në një fushë aty pranë. Të nesërmen në mëngjes u bë një djegie e rreme demonstrative e “flamurit”. Mezi në shkurt të vitit 1919, flamuri u dërgua përmes kanaleve sekrete dhe pas një sërë peripecish arriti të mbërrinte në Ministrinë e Luftës në Sofje. I ngjashëm është edhe fati i flamurit të Regjimentit të 25-të të Këmbësorisë të Dragomanit, i cili u fsheh për 12 ditë dhe arriti sërish në kryeqytet.”

Flamurit të Regjimentit të 25-të të Këmbësorisë të Dragomanit

Të gjithë flamujt e betejës të kapur gjatë Luftës së Parë Botërore u shpëtuan dhe u dekoruan me byzylykë të veçantë përkujtimor. shpëtimtarët e tyre u shpërblyen me një dallim të krijuar në vitin 1922 – “Për ruajtjen e një flamuri”.

Flamurit të Regjimentit të 25-të të Këmbësorisë të Vracës

15 flamuj të shenjtë mund të shihen edhe në ekspozitën “Ushtria Bullgare – Fillimi” në Muzeut Historik Ushtarak Kombëtar. Ajo i kushtohet 145 vjetorit të krijimit të saj.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, Muzeu Historik Ushtarak Kombëtar




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Heraklea Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD