Kandidatja për kryeministre e GERB-SDS Maria Gabriel bisedon me grupin e forcës së dytë politike në parlament PP-DB, në prani të përfaqësuesve të GERB-SDS. Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, i cili më vonë iu bashkua bisedimeve, tha se përfundimi i parë i këtij takimi ishte se dy koalicionet kanë shumë pikëtakime.
Nga ana e tij, bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov tha se problemi mes dy koalicioneve i ka rrënjët në mungesën e besimit. Borisov theksoi se në mesin e PP-DB ka njerëz që në emër të Bullgarisë mund të bëjnë një kabinet të mirë për ta sjellë Bullgarinë në një nivel rrënjësisht të ndryshëm, sepse qeveritë e përkohshme nuk janë zgjidhje e mirë. “Ne kemi një shans - Planin e Rimëkëmbjes, fondet evropiane, me kapacitetin tonë për të përfunduar detyrat”, vuri në dukje gjithashtu Bojko Borisov. Në përgjigje, Kirill Petkov theksoi se në një vend normal bisedohet për prioritete, jo për vende, mashtrime, korrupsion. Petkov përkujtoi se PP-DB kanë vendime të organeve të tyre kombëtare që të mos mbështesin mandatin e parë të GERB-SDS.
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Bullgaria do të lejojë që një aeroplan që transporton Vladimir Putin të kalojë nëpër hapësirën e saj ajrore për të lehtësuar një takim të mundshëm midis Udhëheqësit rus dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Budapest. Kjo u njoftua nga..
Edicioni i 10-të përvjetor i Festivalit Ndërkombëtar “Da Fest” i prezanton publikut vepra nga yje të nivelit botëror nga skena e arteve digjitale. Forumi pesëditor, i organizuar nga organizata për zhvillimin e arteve digjitale dhe moderne “Da Lab” dhe..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe..
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës..